• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Polli pula e Lleshit, në kaçilen e leshit!”

by Alfred Peza
04/11/2018 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ajo çfarë po ndodh me çështjen e (mos)dekretimit të ministrit të Brendshëm nga Presidenti dhe debati i provokuar me këtë rast, nuk e di pse më kujton shprehjen e njohur: “Polli pula e Lleshit,/ në kaçilen e leshit”! Eshtë një nga ato frazat që përdoren si ushtrime nxemje, nga studentët e Universitetit të Arteve ose aktorët e rinj, për tu familjarizuar me fraza dykuptimëshe e me “kleçka” gjuhësore, përpara ndonjë shfaqje.

Me disa prej këtyre lloj shprehjesh, gjithkush mund të ketë luajtur me shokët e klasës a pallatit, kur rrekeshim të kapnim në gabim drejtshqiptimi njëri- tjetrin, duke i nxitur të thonë: “Kupa me kapak,/ kupa pa kapak”. “Hipa vidhit/ zbrita vidhit/ piva ujë/ rrëzë të vidhit. Ose “dy sopata plaka/ presin dy plepa pleq./ Plepi plak i plasur,/ pak palcë paska pasur./ Plepi më plak,/ ka palcë më pak”, etj.

E parë nga ky këndvështrim, edhe ajo që po ndodh në skenën e teatrit të politikës shqiptare, me mosdekretimin nga ana e Ilir Metës të propozimit për emërimin e Sandër Lleshit, duket si një ushtrim politik dhe elektoral. Një nga ato lloj ushtrimesh përgatitore, ku kreu i shtetit po mundohet që ti fusi në mënyrë të sforcuar palët, përpara Premierës së shfaqjes së Madhe që në kë rast janë zgjedhjet e reja lokale. Aktorët e politikës së madhe, e kanë mërë me seriozitetin që meriton të gjithën këtë, por duke reaguar në mënyra të ndryshme. E sigurtë deri tani është se Kryeministri Edi Rama, po përgatitet që të bëjë në mënyrën më të vendosur e të qetë rolin që i takon, ndryshe nga ai i paracaktuari për të, nga libreti i Metës.

Ka shumë arësye për ta parë atë që ka ndodhur e po konsumohet ndërmjet Presidencës e Kryeministrisë, si një shfaqje finale dhe jo si një provë për ta kaluar me gallatë nëpërmjet frazave të llojit; “polli pula e Lleshit/ në kaçilen e leshit”!

Së pari, Duke mos e dekretuarin Lleshin si ministër të Brendshëm, Presidenti I Republikës ka krijuar një precedent të rrezikshëm, i pari i këtij lloji në 28 vitet e post komunizmit në Shqipëri. Ky precedent minon themelet e republikës dhe e nxjerr jetën e saj, jashtë shinave kushtetuese.

Së dyti, ky vendim është në shkelje të nenin 98 të Kushtetutës, në pikën e parë të së cilës parcaktohet se “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”. Ndërsa pika 2, thotë se “dekreti shqyrtohet brenda 10 ditësh nga Kuvendi”. Siç shihet e zeza mbi të bardhë, kreu i shtetit realisht në këtë rast është thjeshtë një “noter” siç nuk ka ai dëshirë të quhet. Rol në të cilin rol kanë qenë përpara tij për një rast si ky, edhe Sali Berisha, edhe Rexhep Meidani, edhe Alfred Moisiu, edhe Bamir Topi, edhe Bujar Nishani.

Së treti, Presidenti e ka një mundësi për të mos qenë “noter”. Por, këtë e ka vetëm ai në dorë dhe askush tjetër. Mjafton që të japë shpjegime të qarta dhe shteruese, për firmën e hedhur, duke bërë publike arësyet që e kanë çuar në refuzimin e dekretit të Lleshit.

Së katërti, ka zëra që bien dakord se Presidenti nuk e ka tagrin kushtetues që ta refuzojë dekretimin e ministrit të Brendshëm, por mundohen që ta justifikojnë këtë veprim “in extremis”, si një akt politik. Nëse është kështu, atëherë vendimi I Metës është edhe më i rëndë. Sepse, përveç neneve të mësipërm, ai ka shkelur edhe dy nene të tjera të dokumentit themelor të shtetit; nenin 89 që thotë se “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryej veprimtari tejtër private”. Pra, nuk mund të ndërmarë akte politike, të cilat në një sistem plural janë domein i partive politike dhe presupozohet se ai nuk i përket asnjërës prej tyre, për aq kohë sa është në këtë detyrë. Nga ana tjetër, nëse ka bërë një akt politik dhe jo kushtetues, ai është edhe në shkelje të nenit 86 pika 1 të Kushtetutës, që thotë se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Pra, z. Meta presupozohet që përfaqëson unitetin e gjithë popullit shqiptar dhe jo vetëm popullit opozitar, përshembull.

Dhe sëfundi, nëse Presidenti kryen akte të tilla nën pretekstin se nuk është aty thjeshtë një ”noter” apo se nëpërmjet tyre ai kryen edhe akte politike, atëherë kemi kaluar ose në një sistem të ri, ose në një situatë të re politike. Nië situatë të cilën nuk e parashikon as Kushtetuta dhe as sistemi i një Republike Parlamentare si kjo jona. Situatat e reja kërkojnë ndërmarrjen e hapave të fortë, të vendosur e konkretë që të çojnë, ose në legjitimimin, ose në delegjitimimin e tyre. Sepse, ato janë të tilla, që nuk mund të kalojnë me një “polli pula e Lleshit,/ në kaçilen e leshit”!

Next Post
Surprizon moti, shqiptarët bëjnë plazh në Nëntor

Surprizon moti, shqiptarët bëjnë plazh në Nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

April 26, 2026
Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In