• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politologu: Meta s’ka asnjë referencë kushtetuese për shtyrjen e zgjedhjeve

by Java News
10/06/2019 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu dhe analisti Afrim Krasniqi ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 nga ku komentoi vendimin e Metës për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Krasniqi u shpreh se në një situatë të jashtëzakonshme edhe argumentet e Presidentit për rrëzimin e dekretit ishin të jashtëzakonshme.

Ai thotë më tej se në lidhje me dekretin nuk kishte referencë kushtetuese.

“Unë dallova që Presidenti ishte kujdesur shumë për të bërë analizën e situatës politike dhe për të parë në këndvështrimin politik se kush janë perspektivat e saj. Por nga Presidenti pritej elementi i parë, referimi kushtetues për problematikën dhe zgjidhjen e krizës. Për herë të parë në historinë e Republikës së Shqipërisë kemi një rast kur anulohen zgjedhjet. Gjithmonë kemi pasur raste kur janë anuluar dhe është shpallur një datë e re. Duke qenë një situatë e jashtëzakonshme edhe argumentet e Presidentit ishin gati-gati të jashtëzakonshme. Në aspektin juridik kushtetues, Presidenti nuk ka kompetencë ta bëjë një gjë të tillë. Në lidhje me dekretin nuk kishte referencë kushtetuese. Referencë kushtetuese kishte në lidhje me parimet kushtetues dhe elementët e tjerë. Nga ana tjetër, Presidenti në fund e paraqiti si një rrugëzgjidhje drejt një dialogu politik”, u shpreh Krasniqi.

Më tej, teksa analizon situatën, Krasniqi thotë se nëse Parlamenti do të shqyrtonte dekretin e Presidentit, Metës ndoshta do t’i lindte e drejta për të ndërmarrë akte ndaj Parlamentit. “Deklarata e Presidentit mund të jetë çelës për të shkuar drejt dialogut, por e thellon krizën sepse sot nuk kemi një institucion garancie. Në kushtet normale, të gjitha këto argumente që i dha Presidenti të paraqiteshin para Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri të paraqesë argumentet e tij dhe Gjykata të merrte vendimin. Imagjinoni sikur Parlamenti të shqyrtojë dekretin e Presidentit kur nuk ka kompetencë për ta bërë këtë gjë. Praktikisht do të kishim një avancim të krizës dhe do të ishim në një situatë shumë më të jashtëzakonshme që ndoshta do t’i lindte të drejtën Presidentit për të vazhduar situatën e jashtëzakonshme për të ndërmarrë akte ndaj Parlamentit që nuk kanë sens kushtetues”, u shpreh analisti./l.m

Next Post
Kryetarët e komunave janë milionerët e Kosovës, kjo është pasuritë marramendëse e tyre

Kryetarët e komunave janë milionerët e Kosovës, kjo është pasuritë marramendëse e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
Fakulteti i Mjekësisë/ Shpallen fituesit, mesatarja e notave për ta 9.9! 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim

Konkursi i pranimit në Mjekësi, të hënën garohet për 500 kuota të lira

August 16, 2026
Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

August 16, 2026
Nis për herë të parë dhënia e kredive studentore, jepet pa kolateral dhe mund të shlyehet pas studimeve

Më shumë avantazhe për studentët, karta studentore pritet të përfshihet në rrjetin europian

August 16, 2026
Nëna me koronavirus sjell në jetë fëmijën te “Koço Gliozheni”

Shtohen meshkujt infertilë, mjeku: Kanë ndryshuar stili i jetës dhe faktorët ambientalë

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com