• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikë mistreci e një kryetari shteti

by A R
01/03/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jean Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, nuk tha gjë për krimin e organizuar gjatë vizitës në Tiranë.

Por gjatë prononcimeve në kuadër të turit të tij në rajon, ai theksoi se për Shqipërinë mbetet problem krimi i organizuar.

Nuk duhet sa i besueshëm është një zyrtar i tillë, por duhet të pranojmë gjithsesi se çështjet e drejtësisë penale janë thelbësore për vendin tonë.

E teksa krimi mbetet pengesë për integrimin apo për hapjen e negociatave, problemet kufitare janë parimore, në kuptimin se ato mund të sjellin dështime, pavarësisht standardit të një vendi.

Juncker ka kërkuar nga Kosova që të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi. Edhe pse ky është një kusht cinik në raport me liberalizimin e vizave, ai është i qartë:

“Është esenciale që vendi i juaj të votojë së shpejti demarkacionin, është hap kyç i pashmangshëm, i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave, ku bashkëqytetarët tuaj shqiptarë e serbë do të jenë përfituesit e kësaj”, ka thënë Juncker.

Një politikë e tillë nuk mund të mos ketë brenda mesazhe edhe për vendin tone, që diskuton së fundmi një problem kufitar me Greqinë.

Në fakt, me opozitën dhe presidentin e Republikës.

E qartë është se komplikimi i problemit me Greqinë do të vendoste Shqipërinë në kushtet e njëjta me Kosovën, dhe në këtë kuptim, qëndrimi i opozitës për dërgimin e marrëveshjes së detit në Arbitrazh, ngjan disi absurd.

E para, kjo do të pohonte një problem të pazgjidhur, që do të kërkojë kohë.

E dyta, teza në fjalë është absurde edhe për faktin se pala greke ka pranuar rinegociimin e marrëveshjes së vitit 2009, ndonëse në klauzolat e saj thuhet se çdo mosmarrëveshje zgjidhet me gjyq ndërkombëtar, apo Arbitrazh.

Nga kjo pikëpamje, rinegociimi favorizon një zgjidhje më të mirë për Shqiperinë, e cila mbetet teorike, sa kohë që nuk ka një tekst final.

Në këtë kuadër, lojën më të pistë duket se po e luan presidenti i Republikës, i cili nuk dihet më se çfarë kërkon dhe ku do të dalë.

Vonesat dhe kërkesat e shtuara nuk garantojnë asgjë, pasi garancitë te personat dhe procedurat janë vetëm një aspekt.

Siç e pamë në rastin e vettingut, asgjë nuk pengon që në fund të kemi produkt jo të mirë.

Presidenti sigurisht që është në tagrin e tij, por zhvendosja e negociatave të tij me Ministrinë e Jashtme në vëmendje të publikut është politikë tinzare, që synon prishjen e klimës.

Është e paqartë se çfarë kërkon presidenti në Komisionin Parlamentar me Jashtë, përveçse të zbulojë skrupulozitetin e tij si garant i Kushtetutës, ndërkohë që deri më sot nuk ka konstatuar asnjë shkelje të vetme.

Nuk është çudi që presidenti të vihet me “stil opozitar” para një dokumenti kompromentues për ndonjë prej negociatorëve, por kjo pak ka të bëjë me seriozitetin e një shtetit.

Ajo që sot po fermentohet në një plan të gjerë, është fakti se duke tentuar të neutralizojnë një sukses eventual për Edi Ramën në politikën e jashtme, po i japin atij një alibi për shtyrjen e negociatave.

Mund të imagjinojmë që tani një qeveri që justifikon mos-hapjen e tyre me problemet kufitare me Greqinë, ndërkohë që z. Meta rikonfirmohet edhe njëherë si kampioni i lojërave të vockla, sidomos tani që partisë së tij po i rrëshket toka nën këmbë.

Është një lojë nga e cila vetëm vendi nuk fiton.(Respublica)

Next Post
Jonida Beqo: Teatri është i gjithë qytetit

Jonida Beqo: Teatri është i gjithë qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In