• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikë me “iftarë”

by Enver Robelli
12/06/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Sërish «shoqatat humanitare turke» po e ushqejnë popullin e uritur shqiptar të Kosovës. Po ia kthejnë shpirtin popullit mysliman shqiptar. Po i japin kalori e vitamina. Të gjitha hallall. Një tendë në zemër të Prishtinës, e cila do të mund të quhej «tenda politike e Ankarasë», ofron specialitete nga kuzhina fantastike turke. Me leje të komunës. Shoqata nga Katari i shtrojnë sofrat nën shtatoren e Zahir Pajazitit dhe thërrasin miletin e uritur «për iftar». Me leje të kujt? Ose të komunës ose të Bajram Begut? Në Gjilan kryetari i komunës mban fjalim në qendër të qytetit para qindra njerëzve që kanë zënë vend në karrige plastike dhe presin t’ia fillojnë të hanë pasi kanë duruar tërë ditën për shkak të besimit të tyre. Ky është popullizëm aq i keq, aq primitiv sa muzika e grupit «Rokeri s Moravu».

Deputetë e deputete që në parlament kanë marrë vendime që kanë pasur pasoja të tmerrshme për vendin, nguten të shtrojnë «iftare» për miletin e uritur. Nguten të bëjnë «sevap» ata që e kanë plaçkitur këtë vend. Ata që vjet në Gjilan shpërndanin «pitalka» për votë, tash shtrojnë «iftare». Krerët e shtetit shtrojnë darka («iftare») për krerët e majmë të Bashkësisë Islame. Deputetët nguten të postojnë fotografi nga «iftaret» apo «syfyret» e tyre me popullin. Liderë partiakë tregojnë se në Prizren s’bën të shkosh e të mos pish çaj – sidomos në muajin e ramazanit.

Asnjëri nga këta politikanë që merr pjesë në këto aktivitete ramazaneske, nuk është besimtar. Fenë e (keq)përdorin për poena politikë. Sepse po të ishin solidarë, nuk do të hanin darka me liderët edhe ashtu të ngopur të Bashkësisë Islame, por do të përkrahnin njerëz të varfër – dhe të tillë nuk ka pak në Kosovë. Do të mbështesnin ndonjë projekt social. Do të ndihmonin ndonjë të traumatizuar nga lufta. Në vend të kësaj bëhet politikë me «iftare». Njëkohësisht autoritetet e Kosovës lejojnë që Turqia, Katari e shtete të tjera të bëjnë politikë me hallvë. Por, hallvë në Kosovë është ngrënë edhe pa ardhur kuzhinerët e Katarit dhe të Rexhep Taip Erdoanit, edhe ramazani është mbajtur pa «iftaret» politike të misionarëve fetarë e politikë.

Përse komunat e Kosovës lejojnë që njerëzit, të manipuluar nga «shoqatat humanitare» nga bota e jashtme, të hanë kudo? Nuk mund të hash kudo, siç nuk mund të bësh kudo edhe ca punë të tjera. Kjo vlen edhe për besimtarët. Andaj banketet politiko-fetare nëpër sheshet e Kosovës, të sponsorizuara edhe nga «shoqatat humanitare» të botës së jashtme, duhet të ndalohen. Toleranca ka një kufi. Të gjithëve na kujtohet babëzia shqiptare në Tiranë me atë tortën e 100-vjetorit të pavarësisë. Ka disa rregulla edhe sanitare që duhet respektuar. Përtej kësaj «iftaret» nëpër sheshe japin edhe një mesazh politik: ky është vend mysliman! Jo, Kosova nuk është vetëm shoqëri myslimane. Çdo fe mund të ushtrohet lirisht, por s’mund të keqpërdoret hallva e hurmet për motive politike, për mesazhe mbi përkatësinë «kulturore», për agresivitet fetar.

Përse ky fenomen i «iftareve» publike nuk ekzistonte, ta zëmë, në vitet ’90? Regjimi i Serbisë nuk do të kishte penguar fare, madje do të jepte para për organizime të tilla, të cilat do t’i përdorte për të alarmuar botën para «rrezikut mysliman». Ndoshta fenomeni i keqpërdorimit të fesë në vitet ’90 nuk ishte i mundshëm për shkak se në krye të Bashkësisë Islame kishte dijetarë me vetëdije të zhvilluar kombëtare. Ndoshta atëherë udhëheqjen politike e dominonin njerëz që nuk e shihnin Kosovën vetëm si sahan për vota. Në fund të fundit edhe vetë besimtarët duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të mos lejojnë të manipulohen me «iftare» politike.

a.ç

Next Post
Unitedi befason me ofertën për Mbappen, plot 270 milionë Euro

Unitedi befason me ofertën për Mbappen, plot 270 milionë Euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria merr Presidencën e UEAA-së për periudhën 2026–2028! Akademiku Nazim Gruda zgjidhet President

Shqipëria merr Presidencën e UEAA-së për periudhën 2026–2028! Akademiku Nazim Gruda zgjidhet President

September 22, 2026
Nga atentati ndaj Prokurorit, tek arratisja! Gazetarja: Rexhepi krijoi familje në burg, u martua më mbesën e…

Manipuluan kontrollet në favor të Dritan Rexhepit, arrestohen për korrupsion 8 mjekë në Ekuador!

September 22, 2026
Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik prej gati 400 mln euro në janar-qershor!

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik prej gati 400 mln euro në janar-qershor!

September 22, 2026
Ndërrimi i viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

SPAK kontrolle te banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda, verifikim edhe personave të tjerë me urdhër të GJKKO!

September 22, 2026
“Vendimi nuk goditi vetëm të akuzuarit”- Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

“Vendimi nuk goditi vetëm të akuzuarit”- Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

September 22, 2026
Dita e sotme me vranësira dhe reshje shirash

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shirash

September 22, 2026
13 vende të BE-së kërkojnë “pastrim të thellë” të ligjeve europiane për të ulur burokracinë

13 vende të BE-së kërkojnë “pastrim të thellë” të ligjeve europiane për të ulur burokracinë

September 22, 2026
Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales

Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales

September 22, 2026
Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat -

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat –

September 22, 2026
Pagat në ndërtim u rriten më shumë se në Europë, Shqipëria vendi i pestë me ngjitjen më të lartë

Hetimet e SPAK “thajnë” kërkesën për apartamente! Çmimet japin sinjalet e para të uljes

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com