• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikë me famën: Sa ndikoi Luiz Ejlli në fushatën e PS në rrjetet sociale

by Java News
23/05/2023 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli i ‘Big Brother VIP Albania 2’, Luiz Ejlli mbështeti kandidatët e PS-së në Tiranë dhe Shkodër, duke i dhënë një shtysë të fortë fushatës socialiste në rrjetet sociale gjatë javës përmbyllëse të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Nga Besar Likmeta

Përpara mbylljes së natës finale të spektaklit televiziv ‘Big Brother VIP Albania 2’, drejtuesja Arbana Osmani njoftoi se ‘vëllai i madh’ kishte përgatitur një surprizë të fundit për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili u shpall dhe fitimtari i këtij edicioni që zgjati plot 133 ditë.

I veshur me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë, këngëtari u nis drejt tarracës së bashkisë së Tiranës, ku mes familjarëve dhe miqve të ftuar, ai kurorëzoi lidhjen e tij me prezantuesen televizive, Kiara Tito, duke u martuar në një ceremoni të udhëhequr nga kryetari dhe kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia e martesës, pjesë e spektaklit me audiencën më të madhe gjatë këtij sezoni televiziv, u transmetua live edhe në faqjen Veliajt në rrjetin social ‘Facebook’.

“LIVE nga tarraca e Bashkisë së Tiranës, për të kurorëzuar dashurinë e Kiarës dhe Luizit,” shkruante Veliaj.

Video e martesës së Luizit dhe Kiarës ka marrë 472,714 shikime dhe ka gjeneruar gati 24 mijë ‘like’, ‘share’, ‘emoji’ dhe komente, duke u kthyer në postimin me anagazhimin më të lartë të audiencës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit.

Të dhënat e analizuara nga BIRN nëpërmjet aplikacionit ‘Crowdtangle’ tregojnë që kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetarët e partive dhe drejtuesit politik të qarqeve, i përdorën gjerësisht rrjetet sociale për të komunikuar me zgjedhësit dhe për të transmetuar materiale propagandistike.

Në total, kandidatët për kryetarë bashkie realizuan gati 9 mijë postime në 4 javët e fushatës, duke gjeneruar më shumë se 32.8 milionë shikime video dhe 6.3 milionë ndërveprimeve me ndjekësit e rrjetit social ‘Facebook’.

Një rol të rëndësishëm gjatë kësaj fushate luajtën dhe tre liderët kryesorë politikë – Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët regjistruan në total 18 milionë shikime dhe 3 milionë ndërveprime.

Ndërkohë, 18 drejtuesit politikë të qarqeve, pa përfshirë qarkun Tiranë ku kandidatët për bashkinë ishin dhe drejtuesit politikë të qarkut, regjistruan 6.7 milionë videoshikime dhe gati 2 milionë ndërveprime në ‘Facebook’.

Crowdtangle është një aplikacioni i kompanisë Meta, pronare e Facebook dhe Instagram, që mundëson analizimin e dhënave të faqeve publike në rrjete sociale.

Gjithsej 40 parti dhe koalicione me 144 kandidatë për kryetarë bashkie dhe rreth 23,700 kandidatë për këshilltarë bashkiakë garuan në zgjedhjet e 14 majit. Nëpërmjet Crowdtangle, BIRN monitori faqet publike në Facebook të 127 kandidatëve për kryetarë bashkie, 6 kryetarë partish politike dhe 18 drejtues politikë qarqesh të subjekteve kryesore që garuan në zgjedhje, Partisë Socialiste, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, arriti një fitore gati plebishitare në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke zgjedhur kandidatët e saj në drejtimin e 53 bashkive nga 61 njësi të qeverisjes vendore në total.

Të marrë së bashku, kandidatët e Partisë Socialiste kanë qenë dhe më aktivët në rrjetet sociale, duke gjeneruar gjatë fushatës zgjedhore 3.1 milionë ndërveprime të kombinuara me ndjekësit në Facebook dhe 16 milionë shikime në videot e postuara.

Kandidati socialist me gjurmën më të madhe sociale në Facebook gjatë zgjedhjeve ishte Erion Veliaj, i ndjekur nga Gledian Llatja, Emiriana Sako dhe Safet Gjici.

Kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë të marrë së bashku kanë pasur gjysmën e ndërveprimeve të rivalëve të tyre socialistë në Facebook. Të dhënat e Crowdtangle tregojnë se gjatë fushatës zgjedhore, ata regjistruan 1.4 milionë ndërveprime dhe 11.8 milionë shikime të videove të tyre.

Kandidati me më shumë shikime dhe ndërvepim të videove ishte Belind Këlliçi, i ndjekur nga Igli Cara dhe Bardh Spahia.

PS-ja ishte subjekti më i votuar edhe në këshillat bashkiakë, ku siguroi 46.9% të votave dhe 757 mandate këshilltarësh.Një rol të rëndësishëm në fushatën për zgjedhjet vendore në rrjetet sociale kanë luajtuar dhe liderët kryesorë politikë.

Mes tyre më me ndikim ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet faqjes së tij me më shumë se 1.6 milionë ndjekës në Facebook, ka gjeneruar 2.2 milionë ndërveprime dhe 11 milionë video të shikuara gjatë fushatës zgjedhore.

Pas Ramës, në garën virtuale në mediat sociale renditet Sali Berisha me 4.5 milionë shikime video dhe 631 mijë ndërveprime dhe Ilir Meta me 2.3 milionë shikime video dhe 166 mijë ndërveprime.

Big Brother Vip Albania është një garë televizive e bazuar në formatin televiziv holandez me të njëjtin emër të krijuar nga John de Mol, i cili ndjek një grup pjesëmarrësish VIP të izoluar në një shtëpi të ngritur enkas. Çdo javë një nga pjesëmarrësist nxirret nga shtëpia në bazë të votave të publikut. Garuesi i fundit i mbetur në garë fiton një çmim prej 100 mijë euro.

Luiz Ejlli u shpall më 6 maj fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Albania VIP. Me profesion jurist, këngëtar dhe ish-diplomat, përpara se të fitonte ‘Big Brother’, Ejlli ka fituar edhe edicionin e 44 të Festivalit të Këngës në RTSH dhe në vitin 2006, ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Edhe pse një personazh i njohur, pjesëmarrja në spektaklin ‘Big Brother’ i solli famë dhe vëmendje Ejllit gjatë kohës që ai ishte i mbyllur në të ashtuquajturën ‘shtëpia më e famshme në Shqipëri’. Mbështetja ndaj Ejllit ishte gati fanatike në qytetin e tij të lindjes, Shkodër dhe në veri të Shqipërisë, ku një seri posterash u shfaqën në mbështetje të tij gjatë periudhës që ai ishte pjesë e spektaklit.

Popullariteti i Ejllit nuk shkoi pa u rënë në sy liderëve të Partisë Socialiste të përfshirë në fushatën zgjedhore, në mënyrë të veçantë pasi ai falenderoi gjatë spektaklit kandidatin socalist për bashkinë Shkodër, Benet Becin.

Ish-deputet i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Beci më herët ka drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Në një rrëfim plot ‘lot dhe qurre’ në gjysëmfinalen e Big Brother, Ejlli rikujtoi një moment të vështirë nga jeta e tij, kur kishte mbetur pa punë dhe Beci i ishte gjendur duke i ofruar një post si specialist në KESH.

“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran,” ka deklaruar Ejlli, duke shpjeguar se Beci e kishte punësuar në korporatën publike, KESH duke u bazuar tek kriteri i origjinës së përbashkët.

“Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën,” shtoi ai.

Pas daljes nga ‘Big Brother’, me 11 maj, Ejlli udhëtoi  drejt Shkodrës për t’iu bashkuar fushatës së Benet Becit. Në një video të postuar në Facebook nga kandidati socialist, Ejlli nuk i kurseu fjalët e mira për punëdhënësin e tij të dikurshëm.

“Kur kisha vërtet nevojë për dikë, i vetmi njeri që sinqerisht më hapi telefonin ishte Benet Beci,” thotë Ejlli, nën tingujt e këngës së fushatës elektorale të kandidatit socialist me titull, “Si ke ndje”.

“Është njeri i mirë, do jetë njeri i mirë, dhe juve do ju ndihmojë gjihtësecilit me të gjitha mundësitë që ka,” shtoi ai.

Kjo video e postuar nga Beci ka marrë 549,467 shikime në Facebook dhe ka gjeneruar më shumë se 21 mijë ndërveprime, duke u renditur si postimi i dytë më popullor nga kandidatët për kryebashkiakë gjatë fushatës, i tejkaluar vetëm nga dasma e Ejllit me Kiara Titon në tarracën e bashkisë së Tiranës.

Ndikimi i Ejllit në fushatën e socialistëve nuk është kufizuar vetëm në postimet e kandidatëve. Të dhënat e ‘Crowdtangle’ të analizuara nga BIRN, tregojnë se më shumë 1 mijë e 300 lajme janë postuar nga mediat online në lidhje me deklaratat e tij për Becin dhe martesën e kurorëzuar nga Erion Veliaj. Këto lajme kanë gjeneruar më shumë se 125 mijë ndërveprime në Facebook.

Next Post
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In