Në Nju Jork shqiptarët kanë bërë një festë ku në disa video të publikuara dëgjohen këngë dhe mesazhe tjera patriotike në gjuhën shqipe.
Një nga të pranishmit, Besim Muriqi, ka publikuar pamje në të cilat shihet pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.
I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe politikani, Joseph Diougardi, i cili u prezantua si shqiptar. Ndërsa gruan e tij e quajti “Shote Galica”.
“Unë jam krenar që jam shqiptar amerikan, kjo është gruaja ime Shote Galica”, tha ai.