• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Politikanët të dorëzojnë pasurinë 30-vjeçare…”, Çupi bën deklaratën e fortë: Nga floriri tek paratë e vjedhura kudo që janë

by Java News
03/04/2020 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” ,analisti Frrok Çupi. Gjatë fjalës së tij analisti tha se roli i opozitës në këto kohë ku mbarë vendi është “mbërthyer” nga virusi korona është që të kërkojë tek pjesëtarët e saj dhe tek qeveria aktuale, të gjithë pasurinë e vjedhur për këto 30 vite, duke filluar që nga floriri dhe përfunduar tek pallatet e vilat. Ai tha se është momenti, që të gjitha këto para të “vilen” dhe nënkuptoi që të vendosen në ndihmë të situatës.

I pyetur nga gazetari Dyrnjaja, se e gjitha kjo gjë është shumë idealiste, pra që dikush të dorëzojë pasurinë? Çupi u shpreh se nuk është idealiste, por është një “Spartë”, ka ardhur koha që të bëhemi si “Sparta”, e mijëvjeçarëve më parë që mundi Athinën. Gjithashtu ai shtoi se është momenti që i gjithë vendi të bëhet bashkë, i varfër apo i pasur qoftë, intelektual apo qytetar i thjeshtë, vetëm kështu, thotë Çupi, mund t’i bëjmë ballë kësaj të keqe që na kanoset.

Denis Dyrnjaja: Ju këtu jeni në fazën e solidaritetit njerëzor që shqiptarëve nuk i mungojnë kurrë, qoftë edhe sikur të kenë pak thërrmija buke në shtëpinë e tyre, do t’i ndajnë. Çështja është se çfarë bën shteti për ta.  Në qoftë se njerëzit kontribuojnë gjatë gjithë kohës me sigurime, me gjithçka tjetër, me detyrime ndaj shtetit dhe shteti në një moment kritik ka detyrë që të mbrojë njerëzit e tij. Ky është rasti që duhet treguar kjo gjë apo jo?

Frrok Çupi: Padyshim nuk duhet lënë asgjë pa bërë, madje nëse do të pushojë sadopak situata e sëmundjes, unë do të doja të isha pak më radikal sesa opozita dhe opozita nuk po e thotë këtë gjë. Opozita duhet të kërkojë tek të vetët dhe tek qeveritarët aktualë, që të nxjerrin pasurinë e vjedhur. Kanë vjedhur pasuri prej 30 vjetësh. Kjo pasuri duhet të dalë, të vendoset në tavolinë, që nga floriri deri tek paratë e vjedhura kudo që janë. Askush nuk po dorëzon asnjë pallat të ndërtuar, asnjë vilë, asnjë gjë. Kjo pasuri duhet të thërritet, prandaj po lëshon rendi botëror. Rendi botëror kërkon që duhet të rikthehet pasuria.

Denis Dyrnjaja: Është shumë idealiste të pretendosh që dikush të dorëzojë pasurinë.

Frrok Çupi: Jo me ideal. Është fjala për një Spartë. Edhe Sparta kundër Athinës për shkak të virusit fitoi, sepse ra Athina. Domethënë është fjala për një shtet Sparte, për një shtet të fuqishëm ku të bëhen bashkë, jo vetëm opozita me mazhorancën, por çdo polic me shkollarin, çdo intelektual me punëtorin, çdo njeri me njeriun. Dhe të kthehen sepse të gjithë e dinë se ku është pasuria e vjedhur prej 30 vjetësh. Duhet të kthehet, ose të kthehet tani ose të mos të kthehet kurrë.

g.kosovari

Next Post
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP: Rastet janë të pritshme, ja kur arrijmë kulmin

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP: Rastet janë të pritshme, ja kur arrijmë kulmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

October 2, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

October 2, 2026
Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

October 2, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Bozdo: Rezerva e naftës të financohet nga buxheti i shtetit, të gjitha procedurat të kenë garë dhe transparencë

October 2, 2026
VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com