• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikanët që tradhtuan ambasadorët

by Desada Metaj
09/06/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

Të drejtpërdrejtë dhe këmbëngulës. Këto dy përcaktime duket se i shkojnë shumë për shtat ambasadorit amerikan Donald Lu dhe zonjës Vllahutin. Të paepur për të miratuar me konsensus reformën në drejtësi, dy diplomatët e lartë duket se e kanë humbur durimin dhe po bëhen gati të luajnë kartën e fundit. Atë të votës “pro” që mund të japin “delet e zeza” të opozitës.

“Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë”.

Me këtë fjali, ambasada e SHBA-së ka treguar qartë jo vetëm pakënaqësinë për qëndrimin e PD-së në negociatat për reformën, por dhe ka paralajmëruar se ndoshta deputetë të veçantë të opozitës mund te jenë pjesë e votës pro për reformën.

Kush më shumë se Lulzim Basha do të ishte i frikësuar për këtë?!

Vetë kryetari i PD-së, siç duket, prej kohësh ka patur sinjale se deputetë të grupit të tij parlamentar, me mbështetjen e ambasadorëve Lu dhe Vllahutin mund të votojnë për reformën. Ndaj, për këtë, me një gjuhë të huazuar keqas nga paraardhësi i tij në këtë post, kreu demokrat shkoi larg dje duke deklaruar se nëse dikush do të votonte ndryshe nga vendimi politik i grupit demokrat do të kishte dhe djegie mandatesh.

Por sot ripërsëritja e mbështetjes për qëndrim personal lidhur me reformën nga ambasada amerikane, ndoshta mund të ketë ndikuar tek disa deputetë të kësaj partie. Bëhet fjalë për ata ligjvotues, që kohët e fundit kanë patur dhe debate me kryetarin Basha për qëndrimin kaotik të opozitës lidhur me reformën apo dhe për rolin e paqartë të PD-së në këtë proces.

Por, a është kjo mënyra më e mirë dhe e duhura për të realizuar një reformë të rëndësishme? Pikë së pari, sado të këmbëngulin ndërkombëtarët për rëndësinë e kësaj reforme, për publikun e gjerë ajo mbetet thjesht një copë letër për të cilën palët nuk bien dakort me arsyetimin e thjeshtë dhe banal: duan të kenë sa më shumë akses në emërimet e gjyqësorit dhe më gjerë.

Shqiptarët janë të bindur se nuk do vijnë as amerikanë dhe as ndonjë europian të drejtojë strukturat në prokurori apo gjykatë. Gjë që përkthehet qartë me fjalinë: reforma nuk na garanton se ca hajdutë nuk do të zëvendësohen me ca hajdutë të tjerë. Asnjë copë letër apo konsensus që kanë arritur PD dhe PS në Shqipëri, nuk ka arritur të depërtojë në cilësinë e jetës së një shqiptari.

Së dyti, por jo më pak e rëndësishme, për herë të parë Shqipëria po shihet kaq seriozisht për një sistem kaq të kalbur si ai i drejtësisë. Për herë të parë, dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në këtë vend, për më shumë se një vit investuan çdo ditë të punës së tyre për të arritur një konsensus për reformën.

Dhe në fund, për fat të keq nuk ja dolën dot. Ndoshta, gjatë rrugës dhe ata bënë gabime në dukje të vogla, që, siç ndodh rëndom, kanë të bëjnë me zgjedhjen e njerëzve; duke nisur nga ata që shkruan draftin, deri tek tentativa e padëgjuar më parë për të marrë pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare.

Kur të gjitha këto dështuan, kur pas çdo takimi paqartësitë vetëm rriteshin, ambasadorët e huaj ndoshta adaptuan mënyrën shqiptare të gjetjes së zgjidhjes, atë të “përça e sundo”. Duke na i bërë dhe njëhere tjetër të qartë se mbase Shqipërinë nuk e duan më shumë se ne, por punës dhe angazhimeve të tyre i shkojnë deri në fund. Një gjë, që politikanët e këtushëm, vështirë se do e mësojnë ndonjëherë.

Next Post

VIDEO/ Rreth botës me dron, ja pamjet më të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In