Lidhja e socialdemokratëve të Vojvodinës ka tërhequr vërejtjen se për shkak të djegieve dhe hedhjeve me gurë kundër furrave shqiptare në shumë qytete në vitin e kaluar, ende askush nuk është përgjigjur.
“As pas një vitit nuk ka lajme për gjykimet e të arrestuarve për djegie të furrave të shqiptarëve në Vojvodinë”, ka thënë me një kumtese kjo parti duke përkujtuar se djegiet ndodhën pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi- Shqipëri, njoftojnë medie të Beogradit, transmeton Koha.net.
Nga 16 deri më 21 tetor 2014 në Vojvodinë janë djegur, janë gjuajtur me gurë ose janë vandalizuar furrat shqiptare në Sombor, Novo Sad, Stara Pazovë Beçej, Banovac dhe Vërshac” , ka shtuar LSV.









