• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Politikanët kërkojnë transmetimin e gjyqit ndaj Trump, avokati i ish-Presidentit: Administrata Biden nuk do të vërtetën

by Java News
07/08/2023 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrjet për të transmetuar drejtpërdrejt proceset gjyqësore të zotit Donald Trump po shtohen, ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me mundësinë që të shohin një ish president – e ndoshta edhe presidentin e ardhshëm – në bankën e të akuzuarve.

Avokatët dhe politikanët po kërkojnë që të lejohen kamerat brenda gjykatës, në veçanti në momentin kur ylli i dikurshëm televiziv të përballet me trupin gjykues për akuzat se ishte përpjekur të përmbyste zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Duke pasur parasysh natyrën historike të akuzave në këto raste, është vështirë të imagjinohen rrethana më të përshtatshme që e justifikojnë transmetimin televiziv të procesit gjyqësor,” thuhet në një letër të nënshkruar nga ligjvënësi Adam Schiff, dhjetëra kolegë të tij demokratë nga Kalifornia.

“Që publiku të pranojë plotësisht rezultatin, është e një rëndësie jetike që ta shohë, sa më drejtpërdrejt që të jetë e mundur, se si realizohen proceset gjyqësore, fuqinë e provave dhe besueshmërinë e dëshmitarëve,” thuhet në letër.

Një avokat i ish Presidentit Trump, John Lauro, tha se është në favor të transmetimit televiziv të gjyqit, por në disa paraqitje televizive të dielën, ai theksoi se bëhej fjalë për mendimin personal.

“Personalisht, jam dakord me një gjë të tillë,” tha ai në “Fox News”, duke shtuar se beson që administrata e Presidentit Biden “nuk dëshiron që amerikanët të shohin të vërtetën.”

Deri më tani, zoti Trump përballet me tre çështje të ndryshme penale: akuzat se gënjeu në lidhje me një pagesë ndaj një ylli të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes, ato për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve sekrete dhe për përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet.

Një aktpadi e katërt është e pritshme nga shteti i Xhorxhias, në lidhje me një telefonatë ku zoti Trump i bënte presion një zyrtari zgjedhjesh në Gjeorgji që “të gjente” 11,780 vota që do të mundësonin fitoren e tij ndaj presidentit Joe Biden në këtë shtet jugor të SHBA-ve.

Megjithë mbulimin e gjerë në medi të akuzave ndaj zotit Trump, shumica e votuesve republikanë – 74 për qind e tyre – dhe një e treta e të gjithë votuesve besojnë se ai nuk ka bërë asnjë shkelje, sipas një ankete të gazetës New York Times and Kolegjit Sienna.

Zoti Trump këmbëngul në pafajësinë e tij, duke thënë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga një qeveri e vendosur ta detyrojë të heshtë ndërsa kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Qartësimi i rolit të saktë të zotit Trump dhe veprimeve të tij duhet të jetë aryseja kryesore për të shfaqur procesin gjyqësor, thotë zoti Alan Dershouic, njohës i së drejtës kushtetuese.

“Nëse gjykimi i zotit Trump nuk transmetohet në television, publiku do të mësojë për ngjarjet përmes raportimit jashtëzakonisht të njëanshëm të mediave të sotme,” shkroi ai në gazetën “The Hill”.

“Do të duket sikur po ndodhin dy gjykime: një që përcillet nga gazetarët e mediave liberale (MSNBC, CNN, The New York Times), dhe tjetri nga prizmi i gazetarëve që raportojnë për mediat konservatore (Fox, Newsmax dhe tjera).

“Nuk do të kishte alternativa për të mësuar realitetin e vërtetë e asaj që ndodh në gjyq”.

Precedenti OJ Simpson

Ndonëse disa procese gjyqësore në nivel shtetëror janë transmetuar në televizionet amerikane – si për shembull gjykimi për vrasje i OJ Simpsonit që mori vëmendjen e publikut amerikan – gjykimet federale nuk lejohet të fotografohen apo të transmetohen, për shkak të rregullave që datojnë nga viti 1946.

Sipas profesorit të së drejtës në Universitetin Georgetown, Neal Katyal ka ardhur koha që ky rregull “i vjetëruar” të ndryshohet.

“Jetojmë në kohën digjitale, kur njerëzit mendojnë vizualisht dhe janë të prirur të shohin gjërat me sytë e tyre,” ai shkroi në “The Washington Post.”

Vendimin për lejimin e kamerave televizive në seancën gjyqësore e merr Konferenca Juridike, një trupë që vendos rregullat për sistemin gjyqësor në nivel federal, që drejtohet nga kreu i Gjykatës së Lartë amerikane, zoti John Roberts.

Edhe Kongresi ka të drejtën ta ndryshojë ligjin.

Zoti Katyal, që ishte prokuror në gjykimin për vrasje të Derek Chauvinit, policit të bardhë nga Minesota që vrau afro-amerikanin George Floyd, tha se transmetimi i atij procesi gjyqësor ndihmoi që një publik i polarizuar të pranonte vendimin për fajësinë në fund të procesit.

Një gjë e tillë do të vlente edhe për gjykimin e Trump, tha zoti Katyal.

“Kemi të drejtë ta shohim. Dhe kemi të drejtë të sigurohemi, që ata që përhapin teori konspiracioni të mos e kontrollojnë narrativën,” tha ai.

Rreziqet e transmetimit

Problemi i të shfaqurit në ekrane televizive, sipas ekspertes për media dhe gazetari politike, Christina Bellantoni, është aftësia e zotit Trump për të dominuar debatin dhe për të manipuluar.

“Parashikimi im është që përkrahja e publikut do të rritej për te, pavarësisht se çfarë dëshmie paraqitet,” i tha ajo agjencisë AFP.

Rreziku është që një gjykim për një përpjekje për të përmbysur demokracinë të shndërrohet në argëtim, pa ndryshuar mendjen e askujt.

Njerëzit nuk janë të pavendosur rreth zotit Trump, thotë ajo. “Disa njerëz do ta shohin me urrejtje; disa të tjerë do ta përkrahin dhe do të bëjnë tifo për te. Dhe askush nuk ka për të thënë “të pres e të shoh se si do të vihet drejtësia në vend.”/ VOA

Next Post
“Një datë që më kujton vazhdimisht burrat…”/ Hoxha: Ishte koha kur mafia i vr*ste komisarët e policisë

"Një datë që më kujton vazhdimisht burrat..."/ Hoxha: Ishte koha kur mafia i vr*ste komisarët e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
Berishës i ngjallen kujtimet në vendlindjen e Enverit: Mbajta një fjalim për lopët në 1988 dhe…

Enverët tanë

February 20, 2026
Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

February 20, 2026
Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In