• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikanë me “aftësi të kufizuara”

by Artur Ajazi
21/12/2024 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Politikanët, nuk kanë pse të përjashtohen nga shtresa e njerëzve me “aftësi të kufizuara”. Përkundrazi, tek shtresa e njerëzve me “aftësi të kufizuara”, do të zbulosh aftësi të fshehura të tyre, apo dhe mundësi perfekte komunikimi për raste dhe natyra të veçanta jetësore. I madhi Bulka ka thënë “politika bëhet nga njerëz me aftësi të lindura”. Edhe në 45 vite periudhë komuniste, Enver Hoxha kishte aftësi të lindura, derisa mbijetoi aq gjatë, derisa fshiu nga faqja e dheut kundershtarët e tij politikë, të cilët kishin “aftësi të kufizuara” për të përballuar situatën e krijuar. Nuk mund të thuash se “X politikan ka vjedhur kaq miliona euro dhe është i zgjuar, i zoti”.

Aspak. Ky është dhe gabimi kryesor që bëjnë njerëzit kur vlerësojnë një politikan që i ka drejtuar ata, për një kohë të caktuar. Paraja kurrë nuk është standard i vlerësimit të politikanit. Në Shqipëri, gjithë kasta e politikanëve që kanë abuzuar dhe kanë vjedhur miliona dollarë dhe miliona euro, dhe që kanë bërë pasuri të madhe, mund të quhen “me aftësi të kufizuara”.

Ata rastësisht, fare rastësisht u gjendën në llogoren e gabuar, dhe prej andej bënë krime. Pra jo se ishin politikanë, por thjesht ishin dhe do të mbeten “ hajdutë dhe bajga tranzitore”. Në Tetor 1996, në takimin me një gazetar danez, tek flisnim për periudhën që po kalonte vendi ynë pas 1992, më tha “ky quhet tranzicion, dhe ju edhe për shumë vite do të shihni shumë njerëz tranzitorë, politikanë tranzitorë, kriminelë tranzitorë, qeveritarë tranzitorë, aktorë e muzikantë tranzitorë..”. Më habiti, por ja që paska patur të drejtë. Ai fliste nga eksperienca e vendit të tij, dhe ndoshta e kishte parashikuar në mënyrë perfekte, ç’ka do të ngjaste tek ne, pas 34 vitesh.

Shqipëria sot është në pikën më kritike të saj. Largimi i lugatëve, apo politikanëve me “aftësi të kufizuara” (pasi aftësia e tyre e vetme mbetet vjedhja dhe abuzimi me pushtetin) me votë, do tu japë mundësinë atyre që të mos duken më në skenën politike. Ka mbi 34 vjet, që lugati në PD, u shfaqet tre brezave të lindur qysh nga 1992 deri sot. Ka 34 vjet që ai dhe shpura e tij e “politikanëve me aftësi të kufizuara”, që po plaken në kolltukun e kryetarit të partisë, po i vijnë vërdallë e vërdallë sërish pushtetit, për ta marrë dhe për t’ju rikthyer vjedhjeve, grabitjeve, vrasjeve, rrënimeve. E vetmja aftësi e këtyre lugetërve politikanë, që tjerrin proceset gjyqësore, me mendimin se një ditë mund ti shpëtojnë ligjit, është vjedhja. Ata janë skarcot e tranzicionit, që harxhojnë miliona të vjedhura, për të paguar emisionet televizive, studio avokatore, mbushjen e rrugicave me njerëz të atrofizuar, por politikanë ata nuk janë dhe nuk bëhen kurrë.
Thotë një shprehje e urtë se “ti me para mund të blesh të ardhmen, por kurrë të shkuarën tënde”. Pra, ata mund ti derdhin milionat për të blerë ndonjë vendim gjykate, prokuror apo gjyqtar, por kurrë nuk do të mund ti heqin vehtes damkën e “hajdutit, të korruptuarit”. Ata kurrë nuk mund të kthehen gjithashtu në pushtet. Ata janë e shkuara, e vjetra, e grisura, e shëmtuara, e keqja e gjithkujt.

Next Post
Zhani Ciko paralajmëron surpriza: Parashqevi Simaku mund të kthehet si aktore!

Zhani Ciko paralajmëron surpriza: Parashqevi Simaku mund të kthehet si aktore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In