• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Politika të heqë dorë nga drejtësia”/ Balla në Kuvend: Zgjatja e mandatit të vetingut nuk është propozim i PS! Politizimi i çështjes duhet të marrë fund

by
03/02/2022 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ftoi deputetët e Kuvendit që të votojnë raportin për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut për t’u përfshirë në rendin e ditës në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se procesi i vetingut është I rëndësishëm për vijimin e reformës në drejtësi.

Ai bën thirrje që kjo çështje të mos politizohet nga asnjë parti. Sipas Ballës, politika duhet të heqë dorë nga drejtësia.

“Ne kemi diskutuar në Konferencën e Kryetarëve në calendar. Ndryshimet Kushtetuese janë të tilla që afatet janë të përcaktuara me rigorozitet. Asnjë prej nesh përfshirë dhe kryeparlamentares nuk mund ta dalin nga Kuvendi. Ka një afat 14 ditor deri në 21 ditor. Kjo hapësirë mes datës 10 shkurt dhe 17 shkurt është hapësira e vetme. Nuk na ka lënë rregullorja asnjë hapësirë për të negociuar. Jemi të detyruar ta fusim në datën 10. Unë do të ftoja kolegët e PD-së që të kuptojmë rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi. Nuk duhen të bëhen axhendë e partive politike. Ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të vetingut është një proces i brëndësishëm për vijimin e reformës në drejtësi. Ndërgjegja e secilit prej nesh, duhet të tejkalojë axhendën politike të secilit prej nesh.

PS nuk i ka konsideruar kërkesat dhe propozimet si tonat. Nuk janë propozimet e PS-së, janë nevoja që Shqipëria të çojë përpara këtë process. Nuk duhet të ketë bashkim me propozime të tjera. U propozua që të kishte në të njëjtën seancë dhe propozime të tjera. Do të duhej që sot Komisioni i Ligjeve të kishte përmbyllur raportin që të kapim datën 17. Kur flasim për procedurë, ose do e respektojmë Kushtetutën dhe rregulloren siç është. Rregullorja e Kuvendit nuk është llastik. Do të sugjeroja që seanca sikurse e përcakton rregullorja, për përfshirjen e raportit në rendin e ditës për seancën 10 të ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të vetingut. Politizimi i çështjes për zgjatjen e mandatit të vetingut duhet të marrë fund, nuk ka nevojë ta politizojmë pasi nuk duhet ta mbajmë të tillë. Thelbi është pikërisht kjo, politika të heqë dorë nga drejtësia” – tha Balla.

Taulant Balla është shprehur edhe më herët në prononcim për mediat, se zgjatja e mandatit për organet e vetingut është një proces i panegociueshëm dhe që duhet të marrë miratimin e të gjithë deputetëve.

Më herët për këtë çështje ka folur dhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili e ka konsideruar procesin e ndryshimeve Kushtetuese si të njëanshme.

“I gjithë procesi i zhvilluar deri tani është i njëanshëm. I gjithë procesi për ndërhyrjen në Kushtetutë ka qenë i njëanshëm. Kushtetuta është akti, ku duhet të ndërhyhet sa më pak. Procedurat për të gjitha iniciativat parlamentare për ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë të harmonizuara. Kam dhe një kërkesë tjetër, që nuk ka lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një kërkesë tonën që është depozituar që në dhjetor, me veprimtarinë dhe ecurinë e komisionit hetimor për inceneratorët” – tha Alibeaj.

/b.h

Next Post
“Jam klient i rregullt”/ Zbardhet dëshmia e Vinz që tentoi të vrasë pronarin e hotelit: Isha i dehur

"Jam klient i rregullt"/ Zbardhet dëshmia e Vinz që tentoi të vrasë pronarin e hotelit: Isha i dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

December 30, 2025
“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

December 30, 2025
Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

December 30, 2025
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

December 30, 2025
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist

December 30, 2025
Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com