• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë

by Ben Andoni
28/07/2024 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ndryshimi i ri në Kodin Zgjedhor e ka ngazëllyer politikën e dy krahëve. Megjithë tonet “e ngritura” nga ana e opozitës në fund është miratuar dokumenti, që kushtëzon listat zgjedhore me 1\3 e kandidatëve, që zgjidhen nga kryetarët. Paçka se çfarë u tha për vitin 2008, marrëveshja është më e fortë sot, që Berisha është i mbyllur në shtëpi me masë arresti, ndërsa Rama vazhdon angazhimet ndërkombëtare me një axhendë, që mund t’ia ketë zili çdo funksionar i vendeve të fuqishme, që merret ekskluzivisht me politikat e jashtme.

Ashtu si pritej dhe parashihej, PS dhe PD, dy partitë e mëdha, do kenë mundësi që brenda një liste, që përbën një numër bajagi të madh të të afërmve (lexo shtojcat), besnikëve të kryetarit të vendosë një grup deputetësh, që 100% do jenë fitues. Njeriu i thjeshtë kupton me këtë rast dhe nga përcillet niveli i legjislaturave tona, por edhe faktin se pse performanca e legjislaturave të fundit është aq e dobët për të mos thënë katastrofale. Shembujt janë tej groteskut me deputetë që nuk dinë të lexojnë fjalimet, me tollovinë qesharake dhe bashkëpunimin njëzëri për rrogat e tyre!! Pak logjikë është kërkuar me kohë që partitë të rrisnin cilësinë e ideologjisë që përfaqësojnë, megjithëse publiku e di mirë, që partitë tona janë thjesht elektorale dhe më shumë se ideologjia u duhet një dokument programi për të justifikuar organizimin politik dhe votat e ditës së votimit. Prandaj, përpjekja më e madhe e individëve që duan karriera politike është  të futen në suazën e pëlqimit të kryetarit, të artikulojnë si ai (mundësisht ta imitojnë dhe me gjestikulacione: Shiko Nokën dhe të tjerë te PD dhe po kaq te PS me Spiropalin si arketip), t’i tundin palmën rehatimit të tij. Nuk ka rëndësi dinjiteti dhe çdo gjë tjetër, që pason kanonet morale. Për hir të së vërtetës, politika nuk ka moral, por ne si demokraci e re e duam dhe e ushqejmë ende gënjeshtrën e demokracisë së kulluar. Qysh në korrikun e vitit 2024 çdo njeri mund të gjykojë lehtë për legjislaturën e vitit 2025 dhe atë që do t’i bëjnë vendit personazhet e zgjedhura (lexo të rizgjedhura), që kaluan dhe vetë groteskun me kinse justifikimet dhe ruajtjen e një domeni politik, që mund ta përkthesh në një bunker politik, i cili nuk mund të depërtohet.

E pasens dhe paraqitja e Tabakut, Alizotit, Gjekmarkaj dhe shumë individëve të PD-së, që mundohen të flasin në emër të parimeve, por që shpesh harrojnë se logjika nuk shkon kurrë pa moralin. Dhe, më shqetësuese është se apeli i madh i shumë zërave për të furnizuar PD-në me gjak dhe prurje të reja mund të quhet i dështuar, sepse gjithçka lidhet me shpurat, që i rrinë pas Berishës e mundohen të artikulojnë thjesht për interesin e tij. Sa për PS-në harroje, mjafton mandati, sa i përket moralit. Këtu kupton kinse metamorfozat e shumë prej deputetëve të PD-së, që nga kritikë të thekur lëshuan parimet dhe moralin në emër të zgjedhjes në parlament në votimet e vitit 2025. Edhe pse kjo dihej mirë dhe qartë.

Megjithatë, ka shumë zëra që e justifikojnë dhe e mbrojnë Kodin. Kështu sipas statisticienit Zaloshnja: “… Kodit Zgjedhor të ri, 47 nga këta 80 deputetë do të ishin të paracaktuar nga kryesia e PS-së në listat e mbyllura. Ndërsa rreth 33 deputetë të tjerë do të përcaktoheshin nga votuesit e thjeshtë socialistë, direkt nga listat e hapura…Edhe kryesia e PD-së, si çdo parti tjetër, do të ketë të drejtën të hartojë një listë të mbyllur me 47 kandidatë të paracaktuar. Dhe në qoftë se PD arrin të sigurojë 47 mandate në zgjedhjet e ardhshme, të gjithë ata do të bëhen deputetë”. Por, a ka ndonjë numër të llogaritur të më shumë se 40 deputetë nga dy partitë sëbashku që artikulojnë, mbrojnë kauza dhe shtrojnë problematika tejet interesave të partive të tyre për vendin në parlament? Madje, edhe ai grup aktiv në parlament, përveç fare pak emrave, është krejtësisht i lexueshëm, sepse lexon deridiku mendimin e Ramës dhe Berishës, por kuptohet me forma të tjera.

Në fund të kësaj legjislature vërtetuam për të disatën herë se populli është thjesht votues dhe ata (politikanët) mbeten jo vetëm numërues por edhe përfitues. Shiko indikatorët ekonomikë të Shqipërisë dhe e kupton më së miri këtë fakt. Nuk ia vlen më të indinjohesh, por të shikosh se ku na ka katandisur logjika e politikës sonë. Poeti amerikan Walt Whitman, në një kohë tjetër, duke iu referuar vendit të tij për krizën politike shkruante me vargje një mendim poetik: “Edhe pse ti, o mik, mendon ende se demokracia ishte vetëm për zgjedhje, për politikë dhe për emër partie?!” Dhe, pastaj vazhdonte sesi do të donte të ishte: “Unë them se demokracia është e dobishme vetëm të përshkojë e të vijë në lulen dhe frytin e saj të vërtetë në sjellje, në format më të larta të ndërveprimit midis [njerëzve] dhe besimeve të tyre: në fe, letërsi, kolegje dhe shkolla, pra, demokraci të jetë në të gjithë jetën publike dhe private…”. Anipse, demokracia jonë është tejet larg këtij koncepti, ajo na ka treguar se: politika s’ka moral, kurse kjo jona s’ka madje edhe logjikë në flirtet e saj, qepur me pe të zi, kurse ne publiku mbetemi një hiç, që votojmë qorrazi për nulitetin, që na drejton. (Javanews)

Next Post
Kurrikul etike në shkolla për luftën kundër korrupsionit

Kurrikul etike në shkolla për luftën kundër korrupsionit

TË FUNDIT

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com