• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Politika shqiptare në moment suspance”, Patozi: Çështja e detit, akrobaci e Greqisë për…

by Ardit Rada
27/08/2020 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 ku foli për temat kryesore që kanë përfshirë jetën politike të vendit gjatë muajve të fundit dhe zhvillimet që pritet të nisin me fillimin e vjeshtës.

Sipas Patozit momentalisht të dyja palët si mazhoranca ashtu edhe opozita janë në një moment suspance që për të është shqetësuese. Ai i frikësohet një marrëveshje në heshtje të forcave kryesore politike për marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese e cila mund të bjerë në kurriz të forcave të reja që kërkojnë ndryshim të situatës.

“Politika shqiptare ndodhet në një moment suspance. Do të kemi shtator të vrullshëm pasi ka dhe turbulanca. Ka një heshtje të çuditshme. Të gjitha palët bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë me ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen e 5 qershorit.

Fakti që të tre aktorët heshtin apo bëjnë sikur nuk e kanë mendjen më le një shije të hidhur, pasi duket sikur ata janë të rehatuar me situatën dhe ky mund të jetë një lajm i keq për forcat e reja që kërkojnë ndryshim.

Që do të thotë që aktorët e rinj duhet të jenë të vëmendshëm, pasi në kurrizin e tyre po luhet një dramë tjetër që mund të ketë pasoja të rënda për Shqipërinë”, tha koordinatori i Bindjes.

Astrit Patozi nuk la pa komentuar dhe procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në Partinë Demokratike. Ai e konsideroi atë një instrument të kryetarit të partisë Basha për të mos mbajtur përgjegjësi personale për listën e kandidatëve që do të nxjerrë. Patozi shtoi se qëndrimi i tij është në të njëjtën linjë me Jozefina Topallin.

“Nuk më pëlqen të flas për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike që kam përshtypjen që është një proces i sforcuar për të mos thënë që është një farsë. Është një instrument i Bashës për të nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve, për të mos pasur përgjegjësi personale për listën që do të nxjerrë”, u shpreh Patozi.

Një ndër temat për të cilat Astrit Patozi u pyet në Ditarin e A2 ishte dhe ajo e marrëveshjes së detit me Greqinë, për të cilët ai tha se është akrobaci e palës greke për të shmangur problemet që ajo ka me Turqinë.

“Kjo është një çështje që nuk i përket shumë Shqipërisë. Ne jemi derivat i një konflikti turko-grek që sillet në Shqipëri për shkaqe të Greqisë.

Kam ndjekur deklaratat dhe nuk shkoj më tej pasi është si kriza e Bjellorusisë që nuk mund të lidhet me Shqipërinë dhe pse Rama është kreu i radhës i OSBE. Kjo është një bartje e krizës turko-greke që uroj të gjejë një zgjidhje, është një akrobaci e palës greke për ta kaluar në Shqipëri një problem që ka me Turqinë”, përfundoi Patozi.

/e.rr

Next Post
Një lutje për mësuesit para nisjes së shkollës

Kosova shtyn fillimin vitit të ri shkollor, do të nisë njësoj si në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In