• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika shqiptare në kërkim… të Zotit?!

by Ben Andoni
03/08/2022 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj, e mbylli fjalimin e tij të inaugurimit me përmendjen e Zotit. Kryeministri aktual, Edi Rama, në ngjarjet e mëdha, e përdor po ashtu rëndom Zotin. Në mitingjet masive të ish-kreut të opozitës, Lulzim Basha, diskurset mbylleshin me kumt fetar: “Zoti,…”. Anipse, pak më parë, po nga ai, parashtrohej dhe regjistri luftarak dhe fyes. Por, kjo është një histori tjetër. Kohë më parë, tek institucioni i Bashkisë së Tiranës,  kryetari në fund të betimit të tij shtoi frazën “Zoti më ndihmoftë!”. Njësoj, ish-presidenti Meta, që tashmë e ka riformatuar partinë e tij LSI duke i vendosur emrin: Partia e Lirisë, e përmend Zotin… fare normalisht. Duket se Zoti është “aleati” më i madh i politikanëve shqiptarë dhe i bëmave të tyre pse jo edhe referenca bazike, ku mbështesin narracionin e tyre të fryrë dhe butaforik për t’i dhënë sublimitet boshnajës që na falin kurdoherë.

Paradoksalisht, Zotit, i drejtohen të gjitha palët politike në Shqipëri, që tashmë e konsiderojnë veten deri si armiq të panegociueshëm! I drejtohen deri edhe ata që pak gjëra mund t’i konfesojnë sepse në fakt nuk e njohin fare derën e objektit të Kultit. Kuptohet përveç festave fetare, ku edhe krerëve të kulteve të fesë duket hapur që u pëlqejnë qokat e politikanëve. I drejtohen socialistët, i drejtohen demokratët, i drejtohen ish-LSI-stët. I drejtohet cilido. Mbase Zoti, në kuptimin e tyre do të kishte ide që shkonte në segmente të veçanta të këndvështrimeve të liderëve të formacioneve të mësipërm!!! Veçse, Zoti, nuk është ascili prej tyre. Edhe pse ka njerëz shumë të mirë të thjeshtë, të cilët aderojnë në të gjithë sferën e politikës, qoftë të krishterë dhe qoftë të besimit mysliman suni apo shia.

Për fat të keq, politikanët tanë nuk e kuptojnë se Zoti nuk mund të përdoret vend e pa vend. Të paktën në aspektin etik dhe moral. Këshilltarët e tyre, zakonisht shumë të rinj, s’kanë fuqi as ta belbëzojnë para shefave. Zoti është mbi politikën dhe tej fjalorit të politikanëve dhe zbukurimit të fjalimeve të tyre boshe. Kurse në Bibël ka dhe referime reale lidhur me këtë gjëndje: “Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij” (Eksodi 20:7). Zoti si koncept e kapërcen thjesht politikën dhe idenë që kanë politikanët për të sepse ka qenë kur nuk ekzistonte kushtetuta e ligjet, ku betohen sot e tutje politikanët. Fjala e Zotit, ardhur përmes librave të shenjtë, njerëzit që e përçonin atë, ishin mbi ligjet dhe të gjithë dokumentet që rregullonin jetën e banorëve. Baza, ku mbështetej dikur ligji dhe ajo që lidhej me mbarëvajtjen e jetës ishin Librat e shenjtë. Po pse ndodh kjo përplasje dhe ky shfrytëzim i shëmtuar i Zotit në ditët tona?!

Ka një kuptim me atë sesi po shpërdorohet koncepti i “shtetit laik” dhe përfytyrimi që është për të. Si e kuptojnë politikanët atë përballjen me Zotin? A sjell problem laicizmi me lirinë e besimit?! Shqipëria ka bërë një nga eksperimentet më famëkeqe në vitin 1967, kur i shpalli luftë të hapur religjionit dhe mbylli të gjithë objektet e kultit në vend. Për ata që e kanë harruar: Pak vite më vonë, de jure Kushtetuta e vitit 1976 në nenin 37 sanksiononte prerazi se: “Shteti nuk njeh asnjë fe në asnjë mënyrë, si dhe ai mbështet propagandën ateiste…”. Vetëm gati 25 vite më vonë, Kushtetuta e vitit 1998 u gjend para vështirësisë sesi do të përballej, por edhe si do të garantohej këtej e tutje liria e ndërgjegjes dhe fesë. Fillimvitet ’90 do të ishin eksperiment për shumë individë, që në emër të lirisë së besimit kalonin si në eskursion nga besimi në besim, kurse vendi u mboll me lloj-lloj shoqatash fetare, një pjesë me qasje edhe me politikanët e vendit. Ndërkohë sfida bazike ishte forma e shtetit shqiptar përballë fesë.

Sot, konstitucionalisht, dialogu shtet-fe është zgjidhur me konceptin “teist” (Shqipëria kishte modelin e shtetit “ateist” deri në 1990), kurse Shqipëria e paskëtajme zgjodhi modelin e asaj që njihet si “shtet laik”. Po a është Ateizmi kaq i anatemuar dhe kaq i hidhur dhe pse njerëzit e ndryshëm janë konfuzë? Pse politikanët e ngatërrojnë këtë koncept? Me këtë koncept lidhen prej Lashtësisë disa nga emrat më të njohur në kulturat e Hinduizmi dhe të Budizmit, ashtu si disa filozofë të njohur në filozofinë para-sokratike. Romakët e modifikuan disi konceptin. Por shekujt më vonë kulmojnë me forcën e argumentit të Emanuel Kant dhe David Hume kundër Zotit. Shopenhauer dhe Niçe do “shpallin vdekjen” e Zotit kurse filozofia marksiste do t’i shpallte luftë dhe mbi të gjitha do të përpiqej ta fyente fenë. Shqipëria kaloi në ekstrem duke kaluar në tallje publike. Islami dhe Kristianizmi u munduan në Shqipëri pas vitit 1990 të merrnin terren dhe të identifikonin komunitete të tëra besimtarësh. Këtë e kuptoj shumë mirë politika dhe jo pak herë është parë që ka pasur një përpjekje që politika të futej në komunitetet e ndryshme…duke përdorur fuqinë e shtetit por edhe gjërat e mbetura pezull qysh nga koha e komunizmit sa i përket pronave dhe benefiteve të tjera.

Gjithsesi modeli i “shtetit laik”, adoptuar nga vendi ynë, është i shprehur shumë nga  dispozitat e ndryshme të Kushtetutës: “në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare”,  “Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike” (Neni 10/1,2), “Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar”(24/1). Apo se:  “Secili është i lirë të (…).  Më konkretisht, shteti kryen funksionet e veta, konform kushtetutës kurse qytetari shqiptar duhet t’i bindet arkiteturës së ndarjes së pushteteve dhe në sferën personale, është i lejuar me të gjithë kushtet nëse dëshiron t’i drejtohet Zotit apo jo. Nëse e gjithë kjo arkitekturë nuk është ngritur thjesht mbi bazën e normave fetare, por konform ligjit laik, atëherë shteti që kemi përshtatur është një i tillë që përmbush një barazpeshë të besimit dhe funksionimit. Në shumë momente, bashkëpunimi i mirë i komuniteteve fetare dhe i strukturave të shtetit është një lloj garanti i funksionimit të mirë të shtetit. Tek ne, me problematikat e mbartura ende kjo nuk është arritur për të mos thënë që mos-autoriteti i komuniteteve fetare brenda strukturave të tyre e ka shtuar problematikën. Kujtojmë mungesën e autoritetit të Komunitetit Mysliman mbi disa imamë apo kisha në vend që nuk e respektonin autoritetin e Sinodit… Por, sërish pas në argumentin tonë: ndoshta edhe përdorimi i Zotit e ka një sens që mund të pranohet, pasi nëse njerëzit që kumtojnë nuk kanë asnjë sens respekti për tjetrin, atëherë te vetë institucionet e shtetit, përdorimi i Zotit duket jo thjesht i hidhur por absurd. Rasti i Berishës, i Metës por edhe i vetë Ramës, pa përmendur një aradhë të tjerë që janë më periferikë e përforcon argumentin tonë. Zoti përdoret nga individë, që duhet të kenë turp moralisht prej mësimeve të tij.

Zoti nuk ka lidhje me politikën, kurse njerëzit e vet nuk duhet të bëjë flirte me politikën, siç ka ndodhur dhe ndodh jo pak herë tek ne. Nga ana tjetër, politikanët, duhet të mos e shfrytëzojnë kumtin e tij për t’i dhënë sublimitet një politike që sot është zhgënjyese nga të gjitha anët dhe që i ka bërë shqiptarët të ikin. Më thjesht, njerëzit e politikës duhet të tregojnë se janë mbi të gjitha qytetarë dhe kanë norma morale, pikërisht ato që do t’i kultivojë feja, por jo të fshihen pas fesë. Dhe, vërtetë, është dikush, që nuk do zhgënjente kurrë edhe në këtë fushë diskutimi. “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, shkruante dikur Konica, -atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: ‘Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët’”. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
VIDEO | “Ferri” pranë varrezave të Bushatit, ja çfarë po ndodh me zjarret në Vaun e Dejës

VIDEO | “Ferri” pranë varrezave të Bushatit, ja çfarë po ndodh me zjarret në Vaun e Dejës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In