• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika ra në kurthin që i përgatiti popullit

by Zamira Çavo
02/05/2019 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zamira Çavo/

Tashmë mund të them me bindje se politika pasi gatoi në mënyrën më të keqe të mundshme aksionin e saj për të përfituar maksimalisht në interesat individuale dhe klanore, sot ajo është zënë keqas në kurthin që ngriti. Le ta analizojmë :

1- Opozita politike zyrtare, duke patur frikë nga përparimet e procesit të Vetingut përdori si instrument presioni jo ndaj Ramës , por ndaj këtij procesi, nxitjen e një revolte popullore që do të kishte në thelb pakënaqësinë ndaj kryetarit të qeverisë. Nuk kam qenë asnjëherë e bindur se “lufta” ndaj Ramës është luftë për parime apo luftë për marrjen e pushtetit në tavolinë. JO! Opozita me sulmin e saj, sikundër duket qartazi tani, ka patur një objektiv të parë: largimin e vëmëndjes nga procesi i Vetingut dhe mundësisht justifikimin në rast humbje të zgjedhjeve lokale. Mesiguri interesi ka dashur që të merreshin vesh bashkë për të stërzgjatur procesin në refomën e Drejtësisë dhe ndarjen e pushtetit lokal në mënyrë të pëlqyeshme për të gjithë.

2- Nga ana tjetër dhe Qeverisja e Rilindjes, e bashkuar me interesin primar të opozitës, zgjatjen e reformës deri në nxjerrjen e saj jashtë funksionit, dhe e “babëzitur” në fitoren e saj sa më të plotë, nuk i la shteg hapur opozitës për tu ulur në tryeze bisedimesh e mardhveshjesh politike.

3- Partia Demokratike , me një lider pa ide dhe vizion politik, ra në grackën e inatit feëmrëror të drejtueses së LSI-së e cila e shtyrë nga cinizmi ekstrem i kryeministrit në ofezat e tij ndaj saj, zgjodhi rrugën më të ashpër të aksionit politik: largimin nga marrveshja dhe përdorimin e kushteve pa kthim! Mendoj se PD, iu bashkua këtij inati femëror duke parë pas këtij inati, mbështetjen institucionale të Presidentit.

4- Rama si mjeshtër i demagogjisë por edhe i cinizmit dhe autoritarizmit, jo vetëm nuk i la shteg opozitës për bashkpunim, por edhe nxit më tepër inatet që maten me “forcën” e pushtetit dhe jo forcën e arsyes për të ardhmen e vendit.

5- Sot si opozita politike ashtu dhe pozita kanë rënë në kurth të jashtëzakonshëm. Të dy palët mesiguri do kërkojnë dorën e popullit për të dalë nga gropa që deshën ti hapin atij. Kjo do të jetë edhe më e rrezikshme. Arsyeja ?

a. -Sepse opozita politike ka mbyllur tashmë të gjitha shtigjet nga ku mund të dilte nga kurtht i ngritur nga vetë ajo. Sot opozita politike gjendet e pashpresë dhe mbi të gjitha pa asnjë instrument demokratik në dorë! Populli e ka hequr njëherë 97” por në atë kohë nuk u ngrit për një parti politike, por për xhepat e tij. Sot nuk besoj se thirrjet e politikës do t’ka heqin trurin popullit për tu vetvrarë për përbindshat e politikës.

b. Rilindja me Ramën në krye, sërish do i drejtohen popullit duke pretenduar ta trembin si gjithnjë me gogolin Berisha. Por moralisht Rilindja e ka humbur betejen me popullin dhe uroj që këtë ta ketë kuptuar edhe ky i fundit.

6- Ndërkombëtarët mbeten kështu faktori kyc në zgjidhjen e krizës. Deri më sot ata janë bërë bashkë kundër sjelljes politike të opozitës së ngujuar në vetvete. Mos do të thotë kjo se po mbështesin z Rama? Unë nuk e lexoj kështu. Unë e lexoj si një mbështetje të gjerë të reformës në drejtësi me shpresën se Shqipëria do të gjejë vetveten në luftën kundër krimit që e bën të papranueshme për Europën. Sa më shpejt kjo reformë të përmbyllë hapat e saj institucionalë aq

më e shpejtë do të jetë edhe kalimi i pshtetit nga duart e kësaj klase politike të kalbëzuar dhe armike e Shqipërisë e shqiptarëve, në duart e një brezi tjetër politikanësh, që paparagjykime mesiguri do të jenë ndryshe, qoftë edhe nga frika e Ligjit!

7- Zgjidhja? Sigurisht zgjidhje nuk është bllokimi i rrugëve, zgjidhja nuk ishte as dalja nga Parlamenti,zgjidhje nuk është as mosbidja civile. Zgjidhja janë zgjedhje te parakohshme, por pa kushte! Nuk mund te pretendojmë se para cdo zgjedhje ( parlamentare ose lokale) Shqipëria duhet të ketë qeveri provizore.Kjo është absurde dhe pasojë e një kapsllëku politik! Në demokraci nuk ka kurrë kushte të panegociueshme! Për rrjedhojë vetëm largimi nga ekstremitetet e qëndrimeve mund ta zgjidhë ngërcin. Por kjo kërkon largim nga interesat personale dhe largim pasionet llogoriane. Të parat vështirë se ndodhin, të paktën Ne të mos bëhemi pasionantë llogoresh!

Next Post
Zgjedhjet vendore, KQZ apel zgjedhësve: Kontrolloni emrin në listë!

Paratë e fushatës, KQZ apel ekspertëve: Ejani monitoroni shpenzimet e partive për 30 qershorin

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Ti moj prostitutr politike qe s,le gje pa thene per te majte.Si ke surrat dhe nderron fawen? Zaten,njerez pa miral si ty, i kane bere gjemen Shqiperise.Ne vend qe te ishe gjakftohte si sot,ne gjykimet e tua i vure zjarrin Shqiperise.Fjala,fjala dhe vetem fjala bindese,e argumentuar,me vlere na shpeton nga sojsezet si ty.Tung.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In