• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika që kalon ndër varre

by Frrok Çupi
23/09/2020 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Presidenti u betua se do të vrase vetë kryeministrin…

Më tmerron, më shumë se vdekja e tjetrit, ajo çfarë bëjnë udhëheqësit vrasës: Ëndërrojnë vetëm si t’i dërgojnë të tjerët përtej, por kurrë nuk mendojnë se ata vetë një ditë do t’i mbledhin rraqet. Ky është kobi, se që vrasin tiranët- këtë e di një botë mbarë. Po ne ç’komb jemi që vërtitemi në këtë mesele?!

Jemi në ditën më të zezë, mes gjithë kombeve të përparuar. Vrasje majtas, vrasje djathtas, vrasje dje, pardje edhe sot. Po nesër? Nëse do të mbajmë vrasësit në pushtet, sa të kemi histori aq do të damkosemi. Paska vrarë Meta, paska vrarë Berisha, paska vrarë Enveri, paska vrarë Kadriu, ka vrarë Luli, ka vrarë snajperi, paska vrarë i paguari…

Hapi lajmet e ditës, po deshe:

Presidenti i Republikës ka deklaruar, dje, jo shumë tërthorazi se ‘do të vrasë kryeministrin Rama’ siç vrau Avni Rustemi armikun e brendshëm, 1920. Pak më parë kishte deklaruar se do të vrasë veten. Si në rastin e dytë, edhe në të parë – ne perceptohemi si komb që vetëm ndjekim kortezhe:  O Edi Rama, o Ilir Meta, o viktimat e tjera për në varr! Sikur presidenca të ishte lapidar për viktimat, aty do të ishte mbushur vendi ku shkruhen emra.

Edhe liderët e tjerë, post Enver Hoxha, mbajnë mbi shpatulla ‘vrasje’ të rënda. As Enveri nuk u hetua, veçse pagoi 40 filxhane kafe; as këta nuk janë prurë në dyert e Drejtësisë prej 30 vjetësh.

Çfarë bëhet kështu? Në rastin më të parë shteti duhet urgjentisht të  lëshojë një urdhër; urdhër ku të thuhet- 1, askush nuk votohet nëse…, 2- askush nuk lejohet të votojë nëse është i akuzuar për vrasje, 3-  askush të mos lejohet të hyjë më në zyrën e shtetit ku projektohen varre.

Po cili shtet do ta lëshojë urdhrin?

Udhëheqësit kanë marrë të drejtën që t’i bëjnë gjyqin dhe të falin njëri- tjetrin. Prej më shumë se një dekadë, presidenti Berisha ka denoncuar presidentin Meta se ‘ka fshehur dy kufoma’ në Malin me Gropa; por pas kësaj janë bërë miq. Vetë Meta ka akuzuar Berishën. Ish- presidenti ndodhet nën akuza për ‘vrasje’, sot u raportua se do të thërritet si dëshmitar në çështjen e Azem Hajdarit. Vetë kryeministri aktual ka pasur fatin e zi që të qëndrojë me orë të tëra me ‘4 snajperë në kokë’ një prej tyre nga kryeministri i radhës’. Kryeministri i ri që pritet të vijë në fron është vetë i akuzuar për vrasje. Lul Basha është autor potencial i vrasjes së katër protestuesve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Në ‘shtëpinë tonë’ nuk ka burrë që të mos e ketë syrin te vrasja.

Çfarë do të bëhet me të mbjellat edhe këtë stinë  që po vjen? Vallë  do të lihen tokat djerrë e të merremi me armën? Domethënë gjithë populli, nga mëngjesi në mbrëmje, edhe ditën e votimeve, do të flasë e votojë për vrasjen? Aristoteli i famshëm, themelues i Demokracisë, e pat këshilluar ‘bujkun’ që të mos u shkojë pas vrasësve. “E çfarë do të thoni, që bujku të lërë parmendën e të marrë pushkën për t’u mbrojt? Qeveria ta bëjë këtë punë!, pat thënë filozofi nëpër rreshta.

Po shteti këtu çfarë po bën për stinën politike ku po hyjmë? Prapë do të kemi në Kuvend nga ata udhëheqës që e bënë një herë? Apo që vrasin prapë?. U turpëruam si komb, ne akoma themi ‘udhëheqës dhe vrasës’, kur kombet e tjerë kanë kapur shekullin 22.

Por ka rrezik që t’i kemi prapë:

Njëri nga këta të tre do të hyjë në zyrën e kryeministrit:

O Ilir Meta kryeministër dhe Berisha president… Iliri është betuar se ‘në vrimën e miut’ do të na fusë.  Përveç kësaj, ka mbi kurriz edhe Dritan Priftin, Eduard Belegun, bankierin Artan Santo, e  sa të tjerë në themelet e vilave. Nëse bëhet kryeministër, atëherë kthehet regjimi i vrasjes sonë ‘si pulat’.

O vjen Lulzim Basha. Lulzimi është vrasësi më i vogël, me vetëm katër viktima, por ka në kurriz edhe Sokol Olldashin, ka edhe të vrarët e shokëve që do t’i numërohen.

Ose vjen Edi Rama. Ky nuk ka vrarë, as mjeshtrit armiq nuk e akuzojnë dot si vrasës. Por e kanë vënë para detyrimit: O i bashkohesh racës sonë, o të zhdukim. Këta e kanë vënë Ramën para murit: ‘Ti je frikacak! Ti nuk vret një pulë e jo më një njeri!’. Edhe në popull përditë e shajnë ‘frikacak’, ‘piktor, djalë qyteti’. Shumë udhëheqës vrasës prodhohen nga vetë populli.

Në varreza ka emra të njohur, nga ata që themeluam së bashku Demokracinë, nga ata që janë shpallur heronj, nga ata që vranë të vrarët, nga ata që mbajnë vetëm gurin e rëndë se kishin sy e veshë. Të gjallëve po u vdes mendja dhe po bëhen gati të votojnë vrasësit. Poshtërimi është i thellë. Një komb që do të përparojë, nuk i voton robëruesit e vet edhe sikur këta ‘të lahen’ para gjykatës, e jo më kur nuk janë vënë kurrë në bankën e provës.

A do të konkurrojnë këta prapë?

Gara që po bëhet për qeverinë e pas 25 prillit 2021, është pikërisht gara mes atyre që kanë bërë më të keqen e mundur. Nëse ata që ishin do të jenë përsëri, është vrarë shpresa dhe nderi i kombit.

Por mos harrojmë: Ata që kanë vrarë e kanë të domosdoshme që të hipin përsëri në krye; ndryshe kombi u del duarsh njësoj si macja që i nxjerrin sytë.

Të paktën ta fillojmë duke kundërshtuar një herë të parë. Të tjerat janë rrugës, mësuesi më i mirë i kombit është ajo që kombi ka parë me sytë e vet. Sa për ata vetë, prapë do të përcjellin për andej, kurrë nuk do të mendojnë se një ditë duhet t’i mbledhin edhe rraqet e tyre…

VERITAS.COM.AL

Next Post

Mjekët paralajmëruan protestë, Rama i fton në takim: Ju pres nesër në 09:00, në zyrën time

Comments 1

  1. Baca says:
    6 years ago

    Rrofsh o Frrok!

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In