• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika për të rinjtë, apo politika me të rinjtë!

by Ardit Rada
14/12/2020 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

“Rinia përbën 21% të popullsisë së Ballkanit Perëndimor. Nëse marrim parasysh se: papunësia e të rinjve në Ballkanin Perëndimor është mbi 35%: duhen rreth 2 vjet që një i ri të fillojë punë pas përfundimit të shkollës; 25% e të rinjve nuk janë farë në proces punësimi, arsimimi ose trajnimi; 71% e të rinjve tanë po mendojnë të largohen nga rajoni dhe të gjejnë punë jashtë vendit – atëherë është shumë e qartë pse ky Lab i Parë Rajonal i Rinisë i kushtohet papunësisë së të rinjve”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ) sot, në hapjen e “Western Balkans Youth Policy Lab on Employment”, Laboratorit të parë për Rininë e Ballkanit Perëndimor mbi Punësimin, të mbajtur online.

“Në vend që të krijojmë politika për të rinjtë, ne besojmë tek krijimi i politikave me të rinjtë. Ne besojmë në bashkëpunimin e të rinjve dhe politikëbërësve në mënyrë që ata të bashkë-krijojnë dhe bashkë-menaxhojnë politikat e rëndësishme, rinore së bashku. Edukimi, inovacioni, lidhja, bashkëpunimi dhe komunikimi janë çelësi për ju dhe për shoqëritë tona”.

Konferenca e parë mblodhi 40 të rinj dhe politikëbërës, anëtarë të Grupit Rajonal të Ekspertëve nga Ballkani Perëndimor që mbulojnë çështjet e të rinjve dhe tregut të punës, si dhe përfaqësues të organizatave rinore, komunitetit të donatorëve dhe mediave.

Në dy ditët e ardhshme Laboratori i parë Rajonal i Ballkanit Perëndimor për Rininë mbi Papunësinë e të Rinjve pritet të punojë së bashku me hartuesit e politikave të rajonit për zhvillimin dhe vendosjen e rekomandimeve, si dhe gjetjen e zgjidhjeve reale për punësimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve.

“Brezat e rinj janë një fokus kryesor në të gjithë punën e Komisionit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe ne punojmë shumë për të krijuar një mjedis të tillë në rajon, në të cilin të rinjtë të shikojnë të ardhmen e tyre. Ky laborator i parë i Ballkanit Perëndimor me në fokus të rinjtë është një ngjarje e rëndësishme, përmes së cilës synojmë që politikëbërësit dhe të rinjtë të komunikojnë së bashku dhe të angazhohen më aktivisht në krijimin e politikave jo vetëm për vendet e tyre, por edhe për rajonin si një i tërë”, tha Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit.

Stefan Gjorgjeviq, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Rinor të Serbisë tha se “nëse u injektojmë të rinjve mendimin se politikëbërja është problemi i tyre, atëherë do t’i bëjmë ata ta shkundin dhe ndërtojnë shoqërinë sipas nevojave të tyre”.
“Le të përpiqemi t’u japim të rinjve më shumë vlera dhe t’u tregojmë atyre se me të vërtetë duam që të qëndrojnë në rajon dhe të kontribuojnë në rajon në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Jovana Majstorovic, Anëtare e Bordit të Forumit Rinor Europian.

Në dy vitet e kaluara RCC punësoi 14 të rinj, të cilët tani përbëjnë më shumë se 20% të kësaj organizate. Për herë të parë prezantuam programin e ‘Intership-it’ (praktikës) dhe 7 të tjerë u bashkuan me ne. Më shumë se 30 u bashkuan me ne në iniciativat dhe fushatat tona si Balkathon dhe STEM. Vetëm në aktivitetet e projektit tonë të Turizmit, më shumë se 140 pjesëmarrës ishin të rinj dhe pjesë e organizatave rinore./a.p

Next Post
Protesta për vrasjen e Klodianit, policia nis kontrollet. Situata e qetë

Protesta për vrasjen e Klodianit, policia nis kontrollet. Situata e qetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In