• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika nuk i njeh më shqiptarët

by Ben Andoni
18/12/2024 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kur dëgjon ligjërimin e fundit të z. Berisha për rishikimin e Reformës në Drejtësi, ngritjet e pensioneve dhe rrogave, kupton se ai dhe forca e tij politike nuk e njohin më Shqipërinë. Kur dëgjon podcast-et e Ramës me personazhe realisht interesantë, që jo pak herë kthehen në monologë, nga ajo që flitet për Shqipërinë kupton se megjithëse artikulohen gjëra të drejta, ato janë shumë larg Shqipërisë së vërtetë.

Ka hapësira të tëra urbane në Shqipëri, që megjithëse janë më të pakta sot demografikisht, as nuk e njohin dhe as nuk u intereson më se cili i përfaqëson në parlament! Sistemi në fakt “i lehtëson” politikanët sepse ata nuk janë më produkte të zgjedhura të zonave, por të emërtuar nga liderët e partive. Ndaj, direktivat gjeneraliste nga kryetarët e partive, më së shumti as nuk përcillen tek ata. Shqiptari i thjeshtë nuk ka më “nevojë” për deputetin e tij, ashtu si ky i fundit nuk i duhet asfare shqiptari i thjeshtë. Kuptohet, vecc muajve të fundit, kur duhet të kërkojnë me ngulm votën.

Ashtu si Shqipëria, këtë po e vuajnë sot një pjesë e madhe e vendeve, njerëzit e të cilëve tashmë nuk u besojnë më politikanëve të tyre. Më shumë akoma, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, dy aleatët tanë të mëdhenj perëndimorë, gjenden njësoj në këtë qerthull të paimagjinueshëm të demokracisë së sotme. Për publikun, liderët politikë në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë njerëz që kanë miliona në bankë (ish-kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti Tramp, që po vjen në pushtet janë shembuj të qartë), histori pune të shumëllojshme, mbështetur sigurisht me diploma universitare pothuajse në gjithçka. Fatkeqësisht, asnjë nga ata që drejtojnë sot në politikë nuk shfaq asnjë lloj empatie, ndjeshmërie apo përballje reale me ndershmërinë. Në Mbretërinë e Bashkuar, media ua ka përplasur shpesh drejtuesve të tyre këtë lloj jete. Shumica e politikanëve, jo vetëm në Shqipëri por ngado, nuk mund t’i kuptojnë njerëzit e zakonshëm sepse nuk u është dashur ose u duhet që të përballen me vështirësitë ku përballemi ne, njerëzit “normalë”.

E sërish, njësoj si në Shqipëri, ndërsa shumica e njerëzve mbeten përballë problematikave të vështira ditore; më të ngeshmit në rrjete sociale duke u marrë me njëri-tjetrin; klasa qeverisëse, që i mban në fuqi politikanët për të ruajtur dhe zgjeruar politikat që u interesojnë atyre, largohet me pasurinë dhe burimet. Luksi i një pjese jo të vogël të politikës sonë dhe mënyra sesi ulin armët e sherrit, kur flitet për rrogat, janë tregues të argumentimit tonë.

Provat më thelbësore janë diku tjetër: Dikur Partia Socialiste i akuzonte kundërshtarët e tyre demokratë se në qeverisjen e tyre 5% e popullsisë kishin dorë në pasuritë më të mëdha të vendit; paradoksalisht, sot, ky numër është rrudhur më tej, duke i bërë socialistët shumë larg proklamimit të së Majtës së tyre. Por jo vetëm në ekonomi, disniveli me politikanët është i madh. Tashmë, demokracia dhe liria janë në kërcënim global me të dhënat në Indekset e Lirisë dhe Prosperitetit që tregojnë një rënie të vazhdueshme të lirisë politike, e cila nuk ndalet prej vitit 2012.  Në kuptimin teorik, ose në demonstrimet e vazhdueshme të politikës, ata (politikanët) duhet të jenë dhe mëtojnë se janë me popullin, por në fakt “të jesh një politikan i mirë do të thotë të marrësh vendime të mira në emër të të tjerëve. Pra, aftësia për të kuptuar se si ata e përjetojnë botën dhe që ka rëndësi sesi qytetarët ndihen. Por, duke pasur parasysh se politikanët janë sipas definicionit të fuqishëm dhe kanë më shumë gjasa të vijnë nga statuse më të larta, ata mund të kenë nevojë të bëjnë shumë më tepër përpjekje për këtë kuptim”, shprehet Emma Oterski në artikullin”Why politicians may find it hard to understand ordinary voters” (Pse politikanët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë votuesin e zakonshëm). E, ndërsa udhëheqësit politikë duken se nuk kuptojnë se çfarë po ndodh me qytetarët e zakonshëm, për këta të fundit, gjërat janë më të qarta, sepse shpesh pasojat e politikës u bien direkt e mbi kurriz. Hulumtimet, që i dedikohen njohjes sociale, lidhur me atë sesa arrijmë t’i kuptojmë njerëzit e tjerë, kanë nxjerrë se posedimi i fuqisë dhe statusit nga një individ ndikon në aftësinë për të interpretuar të tjerët dhe për ta kuptuar jetën e tyre. Në këtë kohë, publiku po vuan atë që në kohët më të vështira (Diktaturë dhe Lufta e Ftohtë) u bë baza e mbijetesës: Empatia dhe miqësia, buzëqeshja dhe, mbi të gjitha dashamirësia. “Në kohët më të rrezikshme, ata që shpëtojnë dhe mbijetojnë në përgjithësi njohin njerëz tek të cilët mund të kenë besim. Pasja e miqve të vjetër është politika e instancës së fundit në kushtet e një rreziku të madh. Dhe të bësh miq të rinj është hapi i parë drejt ndryshimit”, shkruan Timothy Snyder në librin e tij “mbi Tiraninë (sythi i dymbëdhjetë), që po i referohemi në këtë shkrim. Një vëzhgim interesant, që përfshinte Mbretërinë e Bashkuar, bënte me dije se politikanët priren të vijnë nga një nënseksion i ngushtë i shoqërisë dhe kjo i bën që të kenë një status më të lartë se ata që përfaqësojnë. Ky status mund të jetë një pengesë për ndjeshmërinë, referohej në një nga mediat e tyre.

Këtë kaos të funksionimit, ne e shohim sot në informalitetin dhe mënyrën sesi bëhen fushatat qeverisëse, e para për të përcaktuar prioritete, që shkojnë më shumë me interesa politike, sesa interesa të vendit dhe e dyta në paqartësinë se ku duhet të drejtohen realisht për t’i dhënë zhvillim vendit. Ndaj nuk është habi që Shqipëria mbahet ende me remitancat. Në deklarimin e fundit nga Banka e Shqipërisë: Ndërsa nëse i referohemi shifrave zyrtare, për periudhën Janar-Shtator të këtij viti, të ardhurat nga emigrantët arritën nivelin e 772 milionë Eurove, kundrejt 677 milionë Eurove që rezultonin në 9-mujorin e vitit 2023. A lexohen këto në Shqipëri? Në kohë zgjedhjesh, sfida është gjetiu: ku do gjenden votuesit?! Kurse për qeverinë, si do tregojë që mandati i saj ishte i arrirë dhe meriton një votëbesim të ri. Po, por nëse ajo i përfaqëson shqiptarët. “Qeveria më e fortë është pikërisht ajo, pjesë e së cilës e ndjen veten çdo njeri”, shprehej një ideologët e demokracisë amerikane Tomas Xheferson. Dhe, në këtë postulat kupton sesa pak i njeh politika… shqiptarët e sotëm. (Homo Albanicus)

Next Post
Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Politika eshte pasqyra e popullit ! Kur deputete del direct nga populli eshte pergjegjesia e tij ,por kur e zgjedh kryetari lidhha me popullin keputet . Shkrii I Andonit eshte analiza me rrigoroze per lidhhen politic komunitet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

‘Revolucion’, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

June 5, 2026
“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

June 5, 2026
Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

Vijuan diskutimet për reformën territoriale vijuan në Berat, Boçi: Reforma të jetë e qëndrueshme

June 5, 2026
Hetimi i SPAK, Rama: Nuk është për projektin, por për një subjekt që ka shitur tokën

Hetimi i SPAK, Rama: Nuk është për projektin, por për një subjekt që ka shitur tokën

June 5, 2026
“Ai për Berlin e unë për Vlorë”, Rama nxjerr foton nga takimi me kancelarin e Gjermanisë

“Ai për Berlin e unë për Vlorë”, Rama nxjerr foton nga takimi me kancelarin e Gjermanisë

June 5, 2026
Rama takim me banorët e Zvërnecit në Pallatin e Kulturës në Vlorë

Rama takim me banorët e Zvërnecit në Pallatin e Kulturës në Vlorë

June 5, 2026
“Katundi yt do të jetë qelia”, Berisha akuza ndaj Ramës në Kuvend

“Berisha nuk është i mirëpritur”, ish-deputetja e PD tregon pse protestuesit nuk e duan ish-kryeministrin

June 5, 2026
Avokati: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm

Avokati: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm

June 5, 2026
Tiranë/ Aksidentohet autobusi i trasnportit publik, disa të lënduar

Tiranë/ Aksidentohet autobusi i trasnportit publik, disa të lënduar

June 5, 2026
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare

Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In