• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika nuk bëhet me ditirambe emocionale

by Plator Nesturi
04/06/2021 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Turi i takimeve të kryetarit të PD duket se ka ndërruar destinacion. Siç edhe e pohon në aktivitetet e zhvilluara në Kavajë e më gjerë, ai po synon të bindë aleatët dhe demokratët se zgjedhjet e 25 prillit ishin një manipulim zgjedhor. Është thënë e zeza mbi të bardhën. “Ne do t’i bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendin”, u shpreh Basha në Kavajë. E thënë ndryshe askush nuk e beson se PD paska arritur maxhorancë votash e që ia kanë rrëmbyer.

Porse Basha ka ende të forcë të bindë veten se është kështu, dhe madje qëllimi i tij për të qenë kryetar i PD, qenka pikërisht fakti se do të mund të bindë si aleatët ashtu edhe votuesin e djathtë se ai nuk është humbës. Goxha mision pra për mandatin e tretë të Bashës, pra të ketë në dispozicion një mandat të tërë për tu mbushur mendjen se PD nuk ka humbur.

Në këtë drejtim nuk mungojnë dhe idetë për platforma të reja, për krijime frontesh të gjerë së bashku me partitë e vogla e fantazi të kësaj natyre që duket se vijnë nga gjumi i drekës. Por askush nuk po e pyet Bashën në takimet minore që po zhvillon nëpër qytete të vendit, se çfarë provash ka mbledhur në këtë tur mbi manipulimet zgjedhore e që demaskojnë maxhorancën. Ky ishte premtimi i tij pasi u bë e qartë humbja e thellë në zgjedhje ndërsa po i kërkohej dorëheqja nga demokratët. Është e kuptueshme që Basha është në hall nga trysnia që i vjen nga poshtë për të dorëzuar detyrën.

E kuptueshme deri diku është dhe retorika që për hir të marrjes së mandatit të tretë të bëj sikur humbja i erdhi nga pesha e pushtetit, por gjithësesi ka një kufi. Pasi duhet të ketë një moment që të tregohesh lider e të përballesh me realitetin, të bësh një analizë të çfarë ka ndodhur jo vetëm gjatë zgjedhjeve por gjatë një mandati të tërë, e jo të qahesh pa fund se dështimi ka ardhur se kundërshtari bën me hile. Ditirambet emocionale kanë pak vlerë aq më tepër në Kavajë, pasi me këtë fantazi të shfrenuar duket se u shet llogje Kavaje.

Next Post
Kthimi i maturantëve në shkolla, ministrja Kushi: Jemi të përgatitur, apeloj që të jemi shumë të kujdesshëm

Çelësi i përgjigjeve për gjuhën e huaj, ja kur mund të kërkoni fotokopjen e testit të korrigjuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In