Mjaftoi te hape adresen ne Tik-Tok Edi Rama dhe te gjithe e ndoqen. Nuk është thjeshtë një rrjet social. Tik-Tok ka një super ndikim. Videot, edhe nëse nuk kanë ndonjë mesazh të madh, nëse kanë një fjali tërheqëse, mund të marrin miliona klikime.
Mjaft influencues. Dhe kur vjen puna te politika, ata që e njohin fuqinë e komunikimit përmes rrjeteve social, nuk kanë se si të mungojnë.
Nën shembullin e liderëve botërore që përgjatë vitit të fundit kanë ditur ta përdorin TikTokun për t’u afruar me të rinjtë, edhe politikanët shqiptarë kanë hapur llogaritë e tyre dhe kanë nisur të postojnë videot e para.
I pari që u fut në TikTok ishte kryeministri Rama në vitin 2021. Me prapaskena të intervistave në studio televizive, por edhe copëza të fjalimeve të tij, Edi Rama deri më tani rezulton më i suksesshëm në këtë rrjet social, rreth 54 mijë ndjekës, dhe rreth 360 mijë pëlqime.
Ilir Meta ka zgjedhur të bëhet pjesë e TikTokut pasi la presidencën. ai po përdor llogarinë e hapur me emrin e partisë. Me vetëm 518 ndjekës 9200 pëlqime, në videon e fundit ku shfaqet me Nard Ndokën ne pishinë, Meta po rrit popullaritetin e tij edhe në këtë rrjet social.
Me vetëm 24 orë prezent në TikTok, Sali Berisha ka marrë një numër të madh ndjekësish, 17 mijë dhe 31 mijë pëlqime.
Ekspertja e komunikimit, Ana Kekezi thekson se politikanët shqiptarë kanë kuptuar rëndësinë e rrjeteve sociale dhe i përdorin ato në mënyrë efektive.
Sa i takon rrjeteve të tjera sociale, Rama dhe Berisha vijojnë të jenë politikanët më të ndjekur.
Sali Berisha
I fundit që u bashkua ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Sot mbushi 78-vjec, por tha se teknologjia ka qenë gjithmonë një pasion i tij. Por, ndryshe nga Rama, Berisha ndryshon vetëm formatin e videove në Tik-Tok, dhe jo shumë gjuhën. Ka vetëm 4 video, por mijëra klikime. Fillim i mbarë le të themi!
Edi Rama
Kur vjen puna te kryeministri Edi Rama, përmbajtja e videove ndryshon. Duke pasur fokus të arrijë njerëz që të influencojë përmes mesazheve të tij, gjuha e përdorur është tipike e natyrës së zotit Rama. Video më e klikuar është ajo më mësuesen e Ismail Qemalit në Bergamo gjithashtu, prapaskenat e një interviste televizive që i kalon 1 milionë shikime.
Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta duket jo fort i dhënë pas Tik-Tokut. Pëlqën facebook-un, ku herë pas here zhvishet nga kostumi i politikanit, por mesa duket në tik-tok nuk e ka gjetur veten.
Monika Kryemadhi
Zonja Monika Kryemadhi është prezente por gjithsesi e rezervuar. Ky është një moment qetësie për të por me siguri, zgjedhjet do ta kthejnë edhe në tik-tok.
Grida Duma
Grida Duma është mbretëresha e tik-tokut. Politikania që ia di mirë peshën e fjalës. Fjalimet motivuese, janë ato që pëlqehen më së shumti nga zonja Duma, të cilat janë shpërndarë masivisht, duke prodhuar kështu një faqe në tik-tok të gati 2 milionë klikimeve. Punë e paqme!/dritare.net /m.j