• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika në SPAK, krerët e tre partive kryesore të paditur në Prokurorinë e Posaçme

by A R
05/09/2022 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sesionet politike në Shqipëri nuk dallojnë nga njëri-tjetri kur vjen fjala tek akuzat reciproke për korrupsion. Por ndrysje nga e shkuara, krerët e tre partive politike kryesore, tashmë janë të paditur në SPAK, institucion i cili duhet të japë përgjigje nëse këto alternativa qeverisëse janë të pastra apo jo.

Në protokollin e Prokurorisë së Posaçme janë depozituar padi të një pas njëshme ku opozita akuzon maxhorancën dhe anasjelltas. Kësisoj, kreu i qeverisë, Edi Rama është kallëzuar penalisht nga rivalët, për çështjen e inceneratorëve të cilën opozitarët e cilësojnë si aferën e shekullit.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe për ata që konsiderohen si alternativa e maxhorancës, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njoftoi ditët e nxehta të gushtit se kreu i Partisë së Lirisë është nën hetim duke i dërguar disa institucioneve kërkesa për informacion. Një situatë e ngjashme është edhe për kryedemokratin Sali Berisha, i cili është paditur nga rivalët socialist.

Gjendur përballë këtyre padive, lind pyetja se sa e pastër është politika shqiptare.

“Prioriteti kryesor është lufta ndaj korrupsionit dhe elementët që lidhen me standardin e shtetit të së drejtës. Ne do të duhet të presim hetime të thelluara, duhet të presim hapa konkretë, duhet të presim politikanë që hetohen dhe përballen me drejtësinë. Jo për deklarata politike, jo për çështje protokollare, jo për çështje të gjendjes civile, por për korrupsion galopant që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në Shqipëri. Për sa kohë kjo nuk ndodh, e gjithë retorika është thjeshtë një konsum ditor pa vlerë për qytetarët”, tha politologu Afrim Krasniqi.

Paditë përkojnë me një vit zgjedhor, gjatë të cilit duket se do të ecin paralel hetimet dhe fushatat elektorale.

/A2/ a.r

Next Post
Kuvendi “i Rithemelimit” shkarkoi Alibeajn/ Sali Berisha: E kishte komanduar Gazment Bardhi, por tani është “nul”

Alibeaj mesazh të hapur Sali Berishës: PD do forcojë marrëdhëniet me Britaninë dhe SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In