Politika intelektuale
Artan Fuga
Për Tziprasin, përpara një viti, kur u paraqit me atë platformën e vet elektorale radikale marroke, kam shkruajtur – gjithkush mund ta lexojë në web – se ky tipi do ta thyejë kokën dhe shpejt ose do të heqi dorë nga idetë e veta çmendanike, ose do të pësojë disfatë politike.
Dhe ashtu ndodhi. I pësoi të dyja.
Por, tani ai ka një shans të madh përpara. Duke u paraqitur jo me atë platformë, por si përfaqësues i popullit grek që nuk dëshiron t’ja shtrëngojnë rripin deri sa t’i marrin frymën, por pa dalë aspak nga euro dhe nga Europa – çka do të ishte vetëvrasje politike dhe kombëtare – , ai është në vendin e duhur dhe personi i duhur.
Më pëlqen që ai të ketë sukses. Ka mendim alternativ dhe nuk flet budalliqe marroke apo shpreh servilizma të përbuzshme, gjë e rrallë për një politikan nga anët tona ballkanike.
Ai dëshmoi edhe njëherë se disa politikanë të vjetër, jo nga mosha se mund të jenë edhe çunakë apo çupëlina dhe të jenë pjesë e establishmentit të vjetër, kanë nevojë të përballen me mendimin dhe lëvizjen intelektuale, si në Greqi, Spanjë, Itali, përndryshe, vendi rrezikon të shkojë drejt greminës në planin politik, institucional, kulturor dhe ekonomik.
Klasa e vjetër politike atje duhet tani të përballet me forca të reja qytetare, intelektuale dhe universitare.
Se kur zgjohet qytetari, ai nuk shkon të shtyhet nëpër dyer bunkerësh, mure stadiumesh, e nuk shkon si hajn për të vendos lidhje ilegale energjie elektrike, por vepron institucionalisht, kërkon llogari si zotni që paguan taksta me të cilat marrin rrogat shtetarët dhe nëpunësia, i lind mendimi si majmunit miliona vite më parë smile emoticon, shkëput neuronet nga fletushkat propagandistike bajate që në web, sikurse thoshte prof. Russ-Möhl, ngjajnë si shkrime në muret e wc publike, nuk e shet më votën as fshihet me të, sepse e di që ajo merr vlerë, dhe atëhere vendi është në duar të sigurta.
*Marrë nga faqja e Artan Fugës në Facebook









