• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika destruktive dhe  “kazani” i vjetër

by Artur Ajazi
08/06/2021 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Të mendosh dhe kërkosh të futesh në Bashkimin Europian, me një klasë politike të molepsur, të akuzuar, të plakur nga pushtetmbajtja, dhe rrëqethjet e bëmave të saj, që deri sot veç ka penguar, është e pakuptimtë. Si mund të ecë Shqipëria drejt BE, me një pjesë të mirë të politikës që përshfaq destruktivitet, dhe del kundër çdo rryme, aksioni  apo vendimi që lidhet me të ardhmen e vendit ?

Sot kjo pjesë e politikës e përfaqësuar kryesisht nga kryetarë partish parazitare, është mbërthyer keqazi në “kazani” i vjetër. Ti shkruash letër Sekretarit Blinke, dhe ti kërkosh atij “shkakun e shpalljes non-grata të Sali Berishës”, të dalësh hapur në krah të çdo personi të shpallur “i padëshirueshëm” nga SHBA dhe BE, të aderosh në lista emrat më të neveritshëm të 30 viteve tranzicion, natyrisht je mbërthyer keqazi nga “kazani” i vjetër. Në çdo vend ish-socialist, klasa politike e dikurshme jo vetëm ka dalë me kohë në pension politik, por shpesh ajo është bërë objekt hetimi në organet e drejtësisë.

Diçka anormale ka ndodhur dhe po ndodh vetëm tek ne. Kryetarë partish që kanë hyrë 35 vjeç në politikë dhe po i afrohen të 70-tave dhe as që mendojnë të largohen. Kryetarë partish që  kanë zhvatur dhe zhvatin çdo vit miliona lekë nga taksapaguesit për “nevoja të brëndshme”, pa kryer asnjë punë, pa marrë asnjë votë dhe deputet, por thjesht duke u ngjitur partive të mëdha për të rrëmbyer ndonjë post ministri apo drejtori.

Klasa politike që vegjeton mbi destruktivitete, sot i ngjet një “kazani” të madh të mbushur me karavidhe, ku asnjëri prej tyre nuk mbush me vota as gjysmën e kutisë në ditën e zgjedhjeve. Këta kryetarë partish që me kohë nuk dihet se si janë deklaruar si “politikanë karriere”, vazhdojnë të mbajnë peng të ardhmen tonë. Të gjitha analizat për ecurinë e tranzicionit  tek ne, arrijnë në përfundimin se “Shqipëria ka humbur shumë shanse, kohë dhe energji dhe se përgjegjës kryesorë janë elitat politike të korruptuara dhe konfliktuale që na kanë drejtuar.

Për shkak se sistemi pluralist krijoi parti të reja, në të cilat kryetarët u kthyen në “pronarë” të tyre, funksioni real konkurrues dhe zhvillues pothuajse nuk ekzistoi. Rrallë gjen një vend tjetër në Evropë si tek ne, ku të njëjtët politikanë që nisën tranzicionin vijojnë të jenë në politikën edhe pas 30 vitesh. Po ashtu rrallë , gjen vend tjetër në Europë ku politikanët që kanë më shumë se dy dekada e gjysëm në politikë nuk marrin asnjë përgjegjësi personale, duke u mbrojtur me  “retorikën e  fajësimit  kolektiv”.

Në Shqipëri ka ardhur momenti të marrë fund tranzicioni, dhe procesi të nisë nga klasa e konsumuar politike, nga ata që deri sot e kanë mbajtur peng të ardhmen europianiste të këtij vendi, dhe që duan ti shpëtojnë ndëshkimit ligjor duke përzgjedhur si “engjëj mbrojtës” personazhe të “kazanit të vjetër”. Nostalgjia për politikën destruktive, ka qenë dhe mbetet “vaksina” më e mirë për të shpëtuar nga llogaridhënia, ata që deri sot e kanë trajtuar këtë vend siç kanë dashur.

Edi Rama ka një projekt të madh për vendin, dhe i duhet besuar. Ai është i vetmi  politikan në Shqipëri, që mund të shkërrmoqë  “kazanin e vjetër” dhe mbi gërrmadhat e tij të ngrejë gjeneratën e re, të përfaqësimit në familjen e madhe europiane.

Next Post
Shkarkohet Voltana Ademi, kryetar i Shoqatës së Bashkive zgjidhet Pjerin Ndreu

Shkarkohet Voltana Ademi, kryetar i Shoqatës së Bashkive zgjidhet Pjerin Ndreu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In