• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

POLITICO: Fitorja e Ramës, fitore e Bashkimit Europian

by S M
27/06/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Rezultatet e së hënës sugjerojnë se socialistët tani do të kenë një mandat për të nxitur masat e kërkuara që Shqipëria të bashkohet me BE”.
Për Andi Dobrushin, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Soros në Shqipëri, ka ardhur koha që Shqipëria të përshpejtojë kështu, përpjekjet e saj drejt pranimit në BE.
Në një artikull mbi zgjedhjet parlamentare në “Politico Europe”  http://www.politico.eu/article/albania-vote-winner-is-the-eu-brussels/ ), gazetën javore të çështjeve evropiane në Bruksel, Dobrushi e vë theksin te reforma në gjyqësor, një nga kushtet për anëtarësimin në BE.
Ndërsa përmend arritjet si votimi në komisionet e vettingut për të mbikqyrur reformën e drejtësisë dhe kalimin e ndryshimeve në disa ligje që synojnë të mbrojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, Dobrushi thotë se qeveria e re duhet të bëjë gjithçka që mundet për të çrrenjosur korrupsionin dhe për të siguruar suksesin e reformave.
“Shqipëria i ka dhënë timonin Ramës, por rrugëtimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Megjithatë, një gjë është e qartë. Pa marrë parasysh se sa kohë duhet, ose kush është përfundimisht në kontroll – të gjitha rrugët çojnë në Bruksel- përfundon ai.
 Ja artikulli i plotë në www.politico.eu:
Tiranë- Brukseli mund të marrë një pushim të shkurtër nga bisedimet e Brexit këtë javë, për të mirëpritur miratimin me shumicë dërrmuese në Shqipëri, të reformave që do të nxisin anëtarësimin e vendit në BE.Numërimi i votave është ende duke u zhvilluar, por rezultatet paraprake tregojnë se Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste e tij do të sigurojnë një shumicë të mbi 73 vendeve në Parlamentin me 140 deputetë, duke marrë vetëm gjysmën e votave të numëruara deri tani. Partia e dytë më popullore, demokratët e Lulzim Bashës, duket se do të mbledhin 29 përqind të votave. Që të dyja palët janë në favor të anëtarsimit në BE. Partia e tretë, Lëvizja Socialiste për Integrim, duket se do të marrë 14 përqind të votave.

Duke patur parasysh se më shumë se 95 për qind e shqiptarëve pajtohen se integrimi në BE është shumë i rëndësishëm për vendin, nuk është çudi që të dyja platformat e partive kryesore përfshijnë përshtatjen me kërkesat e anëtarësimit të bllokut. Brukseli duhet të qetësohet nga fakti se pothuajse katër nga pesë votues mbështetën dy partitë. Vetëm pjesëmarrja e ulët – 45 përqind e votuesve të regjistruar në një ditë të nxehtë në fund të Ramazanit – shënjoi keto zgjedhje.

 Bashkëkombasit e mi shqiptarë kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të vështire me zgjedhjet. Që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, zgjedhjet janë parë si një zgjidhje për krizën politike, por shumë shpesh janë kthyer ne kriza te gjata, të rrënuara nga bojkotet, pengesat, grindjet dhe negociatat e pafundme.

Votimi i së dielës shënoi një largim domethënës nga kjo.

Rama dhe Basha luftuan një fushatë të ‘çuditshme’, pasi kishin rënë tashmë dakord se qeveria e ardhshme do të duhej t’i jepte përparësi reformave të nevojshme për të ecur përpara me anëtarësimin. Një marrëveshje politike midis dy partive më 18 Maj, i dha fund një tre mujori të bojkotit opozitar parlamentar dhe mund të ketë çuar në një epokë të re të pjekurisë politike.

Marrëveshja përfshinte një sërë masash për ndërtimin e besimit, shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe emërimin e teknokratëve në pozitat kyesore ministeriale, që do të kishin ndikim në procesin zgjedhor.

Parlamenti votoi në komisionet e vettingut për të mbikqyrur reformën e drejtësisë, një kusht kyç i anëtarësimit në BE dhe kaloi ndryshime në disa ligje që synojnë të mbrojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më e rëndësishmja, marrëveshja parashikon reformën kushtetuese dhe zgjedhore në legjislaturën e re, si dhe rregullimet e plota të sistemit të prokurimit publik të Shqipërisë dhe mënyrën e auditimit të shpenzimeve publike.

Organizata ime mbështet reformat gjyqësore të nevojshme për të hyrë në BE, sepse ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për jetën e përditshme në Shqipëri. Gjyqtarët e pavarur duhet t’i lejojnë personave me aftësi të kufizuara mundësinë për të sfiduar diskriminimin e qeverisë ose t’u ofrojnë familjeve rome seanca të ndershme kundër dëbimit nga shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu do të jenë çelësi për të siguruar që zyrtarët e lartë përgjegjës për shpërthimin vdekjeprurës të vitit 2008, në një depo të municionit në fshatin Gerdec, të mos mbeten të pandëshkuar.

Rezultatet e së hënës sugjerojnë se socialistët tani do të kenë një mandat për të nxitur masat e kërkuara që Shqipëria të bashkohet me BE. Qeveria e re do të jetë në gjendje të lërë partnerë të vjetër të koalicionit dhe të drejtojë vendin vetëm. Si Rama i trajton rivalët e tij politikë gjatë dy muajve të ardhshëm, do të përcaktojë edhe trashëgiminë e tij. Nxitja e një reforme efektive të drejtësisë dhe transformimi i administratës publike në një shërbim civil të zhndërvjellët dhe të përgjegjshëm, do të kërkojë konsensus të vazhdueshëm nëse ai do t’i shesë rezultatet popullit shqiptar.

Shqipëria tani duhet të përshpejtojë përpjekjet e saj drejt pranimit në BE. Ndërsa votat e fundit po numërohen, tani është koha që organizatat e shoqërisë civile, të ndërhyjnë e veprojnë për të siguruar që politikanët të sjellin ndryshime reale që të bëjnë një përmirësim domethënës në jetën e qytetarëve shqiptarë. Konsensusi nuk duhet të çojë në vetëkënaqësi. Qeveria e re duhet të bëjë gjithçka që mundet për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të siguruar suksesin e reformave. Ka shumë pengesa që ende duhet të tejkalohen: një ekonomi hije që lidhet me tregtinë e drogës, mungesën e transparencës dhe pretendimet e vazhdueshme për korrupsion.

Nesër ne do të rikthehemi te vrazhdësia dhe rrëmuja e politikës shqiptare.

Negocimi i qeverisë së re për rrugën e reformës do të jetë vendimtare. Shqipëria i ka dhënë timonin Ramës, por rrugëtimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Megjithatë, një gjë është e qartë. Pa marrë parasysh se sa kohë duhet, ose kush është përfundimisht në kontroll – të gjitha rrugët çojnë në Bruksel./Lexo.al/

Next Post
Një fshat i tërë në Pogradec bojkoton votimin

Rezultatet 2013- 2017/ Rritja e PS, LSI dhe PDIU, rënia drastike e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Afra Saraçoglu mohon përdorimin e kokainës: Analizat e gjakut dhe urinës dolën të pastra

Afra Saraçoglu mohon përdorimin e kokainës: Analizat e gjakut dhe urinës dolën të pastra

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com