• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policit i kërkuan 11 mln lekë të pensionit që s’i kishte parë me sy, e jo më t’i kishte marrë

by A R
09/05/2018 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Efektivi i policisë Skënder Palushi tregoi në emisionin “Stop” se në 11 Prill të këtij viti ka marrë një shkresë nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore të Tiranës, ku thuhej se është debitor me shumën prej 11 milionë lekësh të vjetra, të përfituara në mënyrë abuzive. Denoncuesi kërkoi ndihmën e emisionit, për të zgjidhur situatën që nuk i përket.

“Problemi im është që nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore më ka ardhur një shkresë përcjellëse sikur unë kam marrë 11 milionë lekë të vjetra pension. Realisht unë nuk jam personi që ka marrë paratë sepse unë vazhdoj të jem në punë dhe të paguaj kontributet. Që nga viti 1974 vazhdoj të jem në punë dhe nuk kam dalë në pension”, u shpreh efektivi i policisë. ISSH i ka kërkuar Palushit të paraqitet pranë institucionit për të lidhur një kontratë për shlyerjen me këste të parave të marra në mënyrë abuzive, përndryshe çështja do të shkonte në prokurori.

Emisioni “Stop” iu drejtua Institutit të Sigurimeve Shoqërore për ta zgjidhur këtë problem. Nëndrejtori i këtij institucioni, Luan Lapraku tha se dosja rezulton me gjeneralitete të falsifikuara.

“Për mbledhjen e shumave debitore ka rezultuar debitore dosja e Skënder Palushit. Por kjo dosje, që ka filluar të marrë pensionin që në vitin 1997 dhe deri në vitin 2018, ka rezultuar me gjeneralitete false”.

Ai kërkoi ndjesë për shqetësimin e shkaktuar ndaj Skënder Palushit dhe tregoi se personi i vërtetë debitor është gjetur, ndaj të cilit do të nisin procedurat ligjore.

“Të gjitha këto çështje, pavarësisht faktit që kanë një pushim të procedimit penal nga Prokuroria e Tiranës, ne bëjmë të gjitha procedurat tona për të mbledhur dëmin ekonomik”.

Falë ndërhyrjes së emisionit “Stop”, çështja u zgjidh dhe personi debitor do të përgjigjet për mashtrimin e kryer përgjatë 21 vitesh me vlerën prej 11 milionë lekësh të vjetra./tvklan.al

Next Post
E fyeu me fjalë rruge, Manastirliu i përgjigjet Blushit: Gojëlëshuar, shan gratë si burrë i dehur

Manastirliu: “Dialog me qytetarët dhe farmacistët, do t'i dëgjojmë shqetësimet e tyre”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjikenë Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjikenë Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In