• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

by A. Q
26/08/2026 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të rinj dhe të reja, teksa sot u zhvillua edhe ceremonia e diplomimit te Akademia e Sigurisë, ku mori pjesë edhe ministri i Brendshëm.

Besfort Lamallari tha mes të tjerash se “uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi”.

“389 të rinj e të reja të këtij kursi kanë tashmë jo vetëm njohuritë profesionale, por janë të përgatitur për realitetin e një prej profesioneve më të vështira dhe më fisnike në shërbim të vendit”, u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Sigurisë me rastin e përfundimit të kursit për Patrullë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Duke iu drejtuar kursantëve, pedagogëve, drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe familjarëve, ministri Lamallari theksoi se ceremonia e përfundimit të formimit policor nuk është thjesht një moment formal, por shënon fillimin e një misioni dhe përgjegjësie të re në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Ceremonitë si kjo e sotmja janë rituale që përsëriten vit pas viti dhe në pamje të parë ngjajnë si të njëjta. Të rinj që marrin një certifikatë pas përfundimit të kursit dhe nisin një rrugëtim të ri. Por në të vërtetë nuk janë kurrë të njëjta. Pas çdo ceremonie ka njerëz të rinj, ëndrra të reja, familje që kanë pritur këtë ditë dhe, mbi të gjitha, ka një përgjegjësi të re që i besohet dikujt”, tha Lamallari.

Ai nënvizoi se përgjegjësia merr një kuptim të veçantë kur bëhet fjalë për Policinë e Shtetit, pasi përgatitja nuk lidhet vetëm me përfundimin e një shkollimi apo trajnimi, por me përgatitjen për një mision të vështirë: mbrojtjen e jetës dhe garantimin e zbatimit të ligjit.

“Nuk ka nderim më të lartë sesa të punosh për sigurinë e vendit tënd, të mbrosh jetën dhe pronën e njerëzve e t’u gjendesh pranë në ditë të vështira. Uniformën që mbani duhet ta konsideroni besim, përgjegjësi dhe krenari përgjatë gjithë karrierës tuaj në Policinë e Shtetit”, nënvizoi ministri.

Sipas tij, besimi i qytetarëve nuk fitohet vetëm përmes autoritetit që i jep ligji uniformës së policisë, por ndërtohet çdo ditë përmes sjelljes, profesionalizmit dhe mënyrës së komunikimit me qytetarët. “Besimi fitohet çdo ditë në rrugë, në lagje, në një komisariat, në një situatë të vështirë, në mënyrën si i flisni një qytetari, si i përgjigjeni një të moshuari, si mbroni një fëmijë dhe si ndërhyni përballë një krimi”, tha Lamallari.

Duke folur për vizionin e Policisë së Shtetit në vitet e ardhshme, kreu i MPB-së theksoi se policia e gjeneratës së re duhet të jetë një forcë moderne, profesionale dhe njerëzore, e aftë jo vetëm të reagojë ndaj krimit, por edhe ta parandalojë atë. “Policia e gjeneratës së re të Shqipërisë evropiane nuk mund të matet kurrsesi vetëm me forcën e saj përballë krimit, por pashmangshmërisht edhe me aftësinë për ta parandaluar atë, me profesionalizmin për ta goditur dhe me humanizmin për t’i shërbyer qytetarit pa asnjë kompromis”, u shpreh Lamallari.

Ministri e cilësoi Akademinë e Sigurisë pikën e parë të procesit të modernizimit të Policisë së Shtetit, duke theksuar rëndësinë e formimit profesional, dijes, disiplinës dhe përdorimit të teknologjisë.

“Policia e Shtetit është në një fazë modernizimi, proces i cili, përtej investimeve tona në teknologji e pajisje të domosdoshme, nis para së gjithash këtu në Akademinë e Sigurisë”, ishte mesazhi i ministrit.

Sipas Lamallarit, modernizimi duhet të shoqërohet me një ndryshim të mënyrës së të menduarit dhe të qasjes ndaj sigurisë publike.

“Mbi gjithçka është e domosdoshme që ne të ndryshojmë mendësinë si qasemi, nga një polici që thjesht reagon drejt një policie që parandalon. Nga një polici që shihet vetëm kur ndodh një problem, drejt një policie që është e pranishme çdo ditë pranë qytetarit dhe gjithnjë e më shumë qaset si shërbim, jo thjesht si forcë bazuar te autoriteti që gëzon prej ligjit. Qytetarët nuk duhet t’ju shohin juve si një distancë mes tyre dhe shtetit. Përkundrazi, Policia është fytyra më e afërt e shtetit”, u shpreh ai.

Duke iu referuar procesit të integrimit evropian, ministri tha se transformimi i Shqipërisë duhet të shoqërohet edhe me transformimin e Policisë së Shtetit dhe të standardeve të saj profesionale.

Lamallari u përcolli të rinjve një mesazh të drejtpërdrejtë për integritetin dhe përgjegjësinë që mbart uniforma e Policisë së Shtetit.

“Uniforma e Policisë së Shtetit nuk ju jep privilegje, por vetëm përgjegjësi. Do të ketë njerëz që do të përpiqen t’ju joshin, t’ju blejnë, t’ju frikësojnë apo t’ju vënë në provë. Qëndroni të fortë! Mos e bëni pis uniformën, mos e tradhtoni besimin e qytetarit dhe mos harroni kurrë se integriteti është arma juaj më e fuqishme. Mos harroni asnjëherë se pas çdo ndërhyrjeje është një qytetar, është një familje. Pas çdo vendimi është një jetë. Dhe pas çdo polici është besimi që njerëzit kanë te shteti. Jini të fortë përballë krimit, të drejtë përballë ligjit dhe njerëzorë përballë qytetarit! Shërbejini Shqipërisë me nder e qytetarëve me dinjitet e përkushtim! Ndërtoni me punën tuaj Policinë e një Shqipërie Evropiane!”, e mbylli fjalën ministri i Brendshëm.

“Busulla juaj në këtë mision duhet të ketë vetëm tri drejtime: në drejtim të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e amanetit të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëherazi Dëshmorë të Atdheut. Këto tri drejtime mos i ndryshoni kurrë përballë çdo sfide e tundimi, sepse po humbët busullën, humbët qytetarin, humbët dinjitetin dhe rruga më pas është plot dritëhije ndoshta dhe në errësirë”, iu drejtua punonjësve të rinj të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita.

Next Post
Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht në Kakome! Qytetari përfundon në spital, arratisen autorët

Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht në Kakome! Qytetari përfundon në spital, arratisen autorët

August 26, 2026
Lufta UEFA-FIFA, edhe Federata Italiane e Futbollit kundër Infantinos, kërkon largimin e tij!

Lufta UEFA-FIFA, edhe Federata Italiane e Futbollit kundër Infantinos, kërkon largimin e tij!

August 26, 2026
Kinemaja botërore në zi, shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

Kinemaja botërore në zi, shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

August 26, 2026
VIDEO/ Zjarri në Sarandë, flakët përhapen me shpejtësi drejt banesave e hoteleve, kërkohet ndërhyrja nga ajri

VIDEO/ Zjarri në Sarandë, flakët përhapen me shpejtësi drejt banesave e hoteleve, kërkohet ndërhyrja nga ajri

August 26, 2026
Fitoi Ligën e Europës me Murinjon, zhduket pa gjurmë ish-futbollisti hungarez!

Fitoi Ligën e Europës me Murinjon, zhduket pa gjurmë ish-futbollisti hungarez!

August 26, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci i viktimave nga katastrofa natyrore në Nepal, të paktën 95 të vdekur! Shikoni pamjet tronditëse, shumë të zhdukur

VIDEO/ Rëndohet bilanci i viktimave nga katastrofa natyrore në Nepal, të paktën 95 të vdekur! Shikoni pamjet tronditëse, shumë të zhdukur

August 26, 2026
Operohet këngëtari Eros Ramazzotti, anulon të gjitha koncertet, ja kur do i kthehet skenës!

Operohet këngëtari Eros Ramazzotti, anulon të gjitha koncertet, ja kur do i kthehet skenës!

August 26, 2026
Trump ashpërson kritikat ndaj Iranit për ekzekutimet: Një krizë humanitare me përmasa epike, duhet të ndalet tani -

“Ekonomia e tyre po bie copa-copa”- Trump: Irani ka inflacion masiv, po shkatërrohet! Hormuzin e kontrollojmë ne

August 26, 2026
Çfarë mund të ndryshojë me Instagram dhe Facebook nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve -

Dorëzohet Zuckerberg, “Meta” bie dakord të paguajë mbi 17 mld dollarë për sigurinë e fëmijëve në 29 shtete amerikane!

August 26, 2026
Vatër e madhe zjarri në kurorën e gjelbërt të Sarandës, banorët të alarmuar, flakët shumë pranë shtëpive! Tymi po mbulon qytetin

Vatër e madhe zjarri në kurorën e gjelbërt të Sarandës, banorët të alarmuar, flakët shumë pranë shtëpive! Tymi po mbulon qytetin

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com