• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policimi i qeverisjes së Trump nga opozita shqiptare

by Mero Baze
22/01/2025 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendimet e para të presidentit Donald Trump tani po kalojnë në sitën e opozitës shqiptare në Tiranë, e cila po i komenton ato dhe duke “këshilluar” presidentin Trump se si t’i bëjë më të mira.

Për shembull, deri tani opozita ka zbuluar se Donald Lu nuk është më zëvendëssekretar për çështje globale. Normalisht që nuk do të jetë, sepse ky është një post politik dhe me ndryshimin e qeverisë ai nuk mund të jetë pjesë e dy kabineteve si zëvendëssekretar shteti, por sidoqoftë PD po e mban shënim.

Kanë dy ditë që janë të shqetësuar për ambasadoren Yuri Kim. Janë shumë të shqetësuar se mos ajo emërohet ambasadore e SHBA në Filipine, dhe këtë e quajnë shpërblim për shpalljen “non grata” të Berishës.

Pastaj marrin John Boltonin e pyesin se a është e mundur t’i hiqet Berishës statusi “non grata”. Dhe kur ai thotë që është e mundur, por nuk ka degjuar për këtë, atëherë shënohet edhe kjo si një mundësi që Trump duhet ta përdorë.

Mediu dhe Këlliçi vrapuan të shihnin mos gjenin ndonjë ftesë për ceremoninë e inaugurimit, por nuk gjetën asgjë. Megjithatë, ditën e dytë, arritën të marrin pjesë në një ballo të organizuar në një palestër sportive.

Kjo situatë qesharake, ku një parti që ka humbur çdo shpresë për fitore elektorale në Shqipëri po policon politikat dhe aktet e qeverisjes së Donald Trump, për t’i “treguar” atij se çfarë duhet të bëjë, tregon në fakt mentalitetin e vërtetë që ekziston në opozitën shqiptare dhe me çfarë shpresash jetojnë ata.

Po ta shikosh nga larg gjithë këtë aksion opozitar, duket sikur PD ka lënë mënjanë çdo arsye pse duhet të fitojë në Shqipëri, por shpreson të fitojë nëse Donald Trump përmbush premtimet që këta u kanë dhënë shqiptarëve në emër të tij.

D.m.th., këta u kanë premtuar shqiptarëve se do të heqin nga puna Yuri Kim, Donald Lu dhe po ashtu do të heqin sanksionet ndaj familjes Berisha. Kjo është baza e gjithë suksesit të tyre.

Në fakt, kjo është një betejë me gënjeshtrat që shpikin vetë. Diplomatët e karrierës në SHBA mbrohen nga ligji dhe mund të emërohen në poste të tjera ose të dalin në rezervë, por mbeten në shërbim të SHBA. Ajo që kanë në mendje opozitarët tanë është ajo që ata mendojnë se mund të bëjnë në Shqipëri nëse fitojnë, por jo ajo që ndodh në SHBA.

Dhe mbi të gjitha, presidenti Trump ka firmosur urdhra ekzekutivë aq të rëndësishëm dhe aq transformues për SHBA dhe botën, sa shqetësimi i opozitarëve tanë që ai nuk po bën ato që i rekomandojnë ata, duket qesharak. Sidoqoftë, ndoshta Trump do të reflektojë. Deri më 11 maj ka kohë!

Next Post
Takimi i Ramës në Selanik, Basha: Propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In