• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia zbardh krimin tronditës në Mallakastër: 50-vjeçarja u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij

by Java News
07/01/2020 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur në Mallakastër, ku 50-vjeçarja Drita Saliaji është grabitur, lidhur me litar dhe hedhur në rezervuar, prej ku është gjetur e pajetë.

Policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar të krimit, ku njëri prej tyre është nipi i viktimës (djali i vëllait të burrit), si dhe dy shokët e tij. Siç raporton policia, të rinjtë kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës së hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës

Informacioni i policisë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50-vjeçares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme. /e.s/

Next Post
Tensionet SHBA-Iran, analistët amerikanë: Nuk parashikojmë luftë

Tensionet SHBA-Iran, analistët amerikanë: Nuk parashikojmë luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund të bëhet Irani, një republikë demokratike, paqësore dhe jo-bërthamore?!

January 28, 2026
Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

January 28, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues!

January 28, 2026
DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In