• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia zbardh dinamikën e masakrës së Elbasanit

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë pas masakrës së ndodhur në Krastë të Elbasanit ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë, policia dhe prokuroria kanë mundur të zbardhin dinamikën e ngjarjes, shkruan Gazeta Shqiptare. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit dje bënë me dije se dyshohet se grupi kriminal, i cili realizoi sulmin me armë, përbëhej nga 4 persona. Pas kryerjes së hetimeve, ka rezultuar se ekzekutorët e 50- vjeçarit Agron Çapja, nipit të tij 27-vjeçar Ardit Sinakoli si dhe mikut të tyre 38-vjeçar, Eno Bedalli kenë qenë të veshur me uniforma kamuflazhi dhe jo policie, siç u dyshua fillimisht. Gjithashtu, nga hetimet e deritanishme, policia ka krijuar bindjen se gjatë masakrës tre persona kanë qenë me armë zjarri tip automatik në dorë. Burimet e mësipërme pohuan se dy prej autorëve (njëri prej tyre i gjatë dhe i shëndoshë, ndërsa tjetri trup mesatar) kanë përdorur tre karikatorë me fishekë dhe kanë qenë mjaft aktivë në përdorimin e armës, por jo profesionistë. Kjo për faktin se shumë plumba kanë përfunduar në mure dhe jo në objektiv.

DINAMIKA

Sipas burimeve nga grupi hetimor, njëri prej personave të armatosur, pjesëmarrës në krim, dyshohet se ka qëndruar në gatishmëri disa metra larg lokalit ku po qëllohej nga dy të tjerët me breshëri plumbash. Roli i tij dyshohet se ka qenë për t’i mbuluar ata me zjarr, nëse do reagonin me armë personat që ishin në lokal. Ndërsa, personi i katërt u ka shërbyer autorëve të ngjarjes së përgjakshme si drejtues automjeti për t’u larguar të sigurt nga vendi i krimit për në drejtim të paditur. Mësohet se nga breshëritë e armëve të zjarrit, 45 gëzhoja janë “derdhur” drejt personave që ndodheshin brenda lokalit ku ndodhi ngjarja, pranë vendit të quajtur “Rrapi i Gonit”, kurse 20 gëzhoja janë gjetur jashtë lokalit në fjalë. Policia dhe Prokuroria jo vetëm në fillim, por edhe më pas kanë qenë jashtëzakonisht të rezervuara në dhënien e detajeve që lidhen me këtë ngjarje nga më të rëndat e ndodhura në Elbasan.

HETIMET

Për hetuesit, zbardhja e plotë e masakrës së Elbasanit është mjaft e vështirë, ndaj është duke u vlerësuar çdo detaj dhe provë. Sipas ekspertëve, pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë janë të pamjaftueshme për të hedhur dritë mbi sulmin ndaj pjesëtarëve të fisit Çapja dhe të afërmve të tyre (disa me precedentë penalë). Mister për policinë mbetet fakti që, pak kohë para ndodhjes së krimit, pikërisht në orën 19:53, kamera kryesore e sigurisë së lokalit (nga tri të tilla) nuk ka regjistruar asgjë. Grupi hetimor po heton dhe faktin që automjeti me autorët e krimit të ketë zbritur nga Kodër Krasta, nga ku duket lehtësisht lokali ku u krye masakra si dhe gjithçka ndodhej brenda tij. Sipas ekspertëve, kjo përforcon bindjen se autorët e krimit, pasi kanë studiuar mirë situatën, kanë bërë dhe planin e sulmit. Dhe, për fatin e keq, e kanë finalizuar atë pa pasur asnjë lloj pengese. Po të njëjtat burime thanë se tipologjia e veçantë e ngjarjes së Elbasanit ka nevojë të studiohet nga Kriminologjia, pasi mekanizmi i kryerjes së saj në mjaft aspekte i ngjan një akti terrori me viktima e të plagosur të shumtë. Ndërkaq, prej disa ditësh policia po përdor dhe helikopterët për kapjen e ekzekutorëve, por deri tani pa sukses

Next Post

Ish-drejtori i Arkivës: Nexhmija gënjen për krimet, ja letra e Enverit me urdhër-ekzekutime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In