• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Policia vetëm po numëron kufomat”, Gjekmarkaj: Sa kohë bandat ndikojnë në zgjedhje ministrash, do të…

by A R
20/08/2024 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar sot lidhur me numrin e lartë të vrasjeve të shënuar vetëm gjatë javës së fundit në vend.

Ai shkruan se për sa kohë bandat do përcaktojnë ministrat në qeveri, ajo që mund të bëhet është vetëm numërimi i viktimave nëpër trotuare.

Statusi i Gjekmarkajt

Në një javë Shqipëria çdo ditë numëron të vrarët! Në Pogradec organet shtetërore u bënë palë me kriminelet kur u ekzekutua Egli Proga! Në Velipojë po ashtu nuk u parandaluan dy vrasje nga mos ndërhyrja në kohë!

Policia gjindet aty për të numëruar kufomat! Në Tiranë një mësues amerikan vret gruan dhe pastaj veten!

Po brënda asaj dite një punonjës policie i bën atentat një qytetari për motive të dobta por falë zotit shpëton! Në Mirditë, vritet brenda banesës së tij një tjetër shtetas.

Pra, 7 të vdekur në një javë nga vrasjet!

Siguria publike është në nivelet më të ulta historike! Ministri i ri i brëndshem nuk ekziston, nuk merr përgjegjësi jo e jo, por as nuk flet, as nuk del, as e sheh njeri në krye të punëve!

Ky bilanc javor nuk krahasohet as me vitin 1997!

Ftojmë turistet të vijnë, po për çfarë që të shohin “pistolieret” tanë sesi vrasin qytetarët teksa policia, qeveria e shteti në rastin më të mirë kur nuk janë palë, bëhen spektatorë në kinemanë horror! Nuk janë vetëm çmimet e larta e abuzive që i tremben njerzit kësaj vere por edhe krismat, atentatet, postpolloqet si në Kabul pa efikasitet ku polici si zaptie ja fut me shpullë qytetarit rasti Qato, trafiku i denatyruar nga mungesa e rrugëve e zjarret e ndezur me qëllim ndërtimi rrëze deteve!

Përsa kohë bandat ndikojnë në zgjedhje ministrash, për aq kohë do të numerojmë të vdekur në trotuare! Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila nuk rri në pushtet me fuqinë e krimit por që perdor fuqinë e votës dhe të popullit për të shtypur krimin dhe kriminelët!

Next Post
Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe argjendi të fshehura në një autobus në Portin e Durrësit

Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe argjendi të fshehura në një autobus në Portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In