Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Hekruan Billa, ka dhënë dëshminë e tij në Polici. Marku ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e 40-vjeçarit duke pretenduar se ditën kur Billa u ekzektua në zonën e “Komunës së Parisit” ka qënë në Mal të Zi, ku edhe u ndalua nga Policia.
Ndër të tjera, Marku është shprehur se Policia ka për detyrë që të zbardhi ngjarjen dhe të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes së 40-vjeçarit Billa.
“Policia të gjejë autorët. Ditën e vrasjes e deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Policia të bëjë ç’të dojë, unë nuk kam vrarë njeri,”-mësohet se është shprehur Marku teksa merrej në pyetje.
Një dite më parë për nipin e Viktorit, Sebastian Maliu caktua masa arrest ne burg si bashkëpunëtor me dajën e tij në ketë vrasje.
g.kosovari