• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Policia, Tavo, kur PD-ja duhet duartrokitur

by Ben Andoni
01/02/2017 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej disa kohësh, segmente të ndryshme të LSI-së, për hir të konfliktit me PS-në, janë duke i atakuar fort Institucionet e shtetit, herë duke i personalizuar me emrat e titullarëve, por më shumë duke i sulmuar direkt. E fundit prej tyre ishte ajo që doli nga goja e deputetit të LSI-së në Gjirokastër, që adresoi akuza direkte ndaj policisë shqiptare.  “Konstatoj edhe unë në Gjirokastër një tentativë, përpjekje nga ana e Policisë së Shtetit për të ndikuar në procesin zgjedhor. Nuk e kam bërë publik, sepse asnjëherë nuk kam menduar se këto përpjekje të drejtuesve të policisë së Gjirokastrës janë të lidhura me PS-në direkt, apo lidershipin e PS-së, dhe kurrë nuk mund ta besoj. Në momentin që do të kem një konfirmim të një fakti të tillë, atëherë pa dyshim që dhe unë do ta bëj jo thjesht publike, por do ta quaj alarmante këtë situatë dhe do të kërkoja sinqerisht si pjesë e këtij koalicioni, si deputet i këtij koalicioni, ndërhyrjen e ministrit Tahiri te drejtuesit e Policisë së Shtetit, të mos merren me politikë, sepse nuk janë prioriteti i Policisë së Shtetit politika dhe rezultatet zgjedhore”, – deklaroi z. Tavo.

Përgjigjen më korrekte ndaj kinse ambiguitetit e ka marrë nga Opozita dhe pikërisht nga kreu i PD-së së qarkut të tij. Z.Bejko i ka përmendur se aferat e kanabisit kanë kohë që janë ngritur si shqetësim prej tyre, porse formacioni politik i z. Tavo jo vetëm s’ka reaguar, por ka vazhduar të punoj njësoj.

Me shumë kujdes funksionarit të LSI-së i është kujtuar se ai duhej “të denonconte edhe abuzimet me detyrën të të besuarve të vet dhe të LSI-së në drejtim të institucioneve në Gjirokastër si në Spitalin Rajonal, Ujësjellës, apo dhe Bashkinë e Gjirokastrës e cila nuk e ka kontrollin e qytetit për pastrimin, kanalizimet dhe shërbimet e tjera ndaj komunitetit”, referuar Bejkos.

Reagimi i fundit ka treguar edhe se PD-ja duke filluar nga baza ka filluar të marrë seriozisht situatën politike me të cilën po përballet por edhe politikën e frontit të majtë. Nga ana tjetër, duhet të vlerësohet se motivi këtë herë ka qenë shumë institucional, duke mos hedhur baltë mbi të gjithë policinë e shtetit, siç veprohet rëndom në shumë prononcime të tilla. Ky akt ka shërbyer edhe si një arsye për të kuptuar një ndërgjegjësim më të mirë të situatës, por edhe perceptim shumë të ftohtë të paradoksit politik, që po ushqen LSI-ja me zyrtarët e rreshtave pas kryetarit.

Ky qëndrim shërben edhe si një akt për të duartrokitur qëndrimin e PD-së në qarqe, qëndrim, që mund të ndikojë dhe në kupolën kryesore të partisë për emancipimin e saj sa i përket respektit të institucioneve, që s’duhet të kenë parti dhe nuk duhet të konceptohen të tilla. Veprimi i fundit i z.Bejko dhe organizatës së tij në Gjirokastër, i ka dhënë vërtetë pikë PD-së. (Javanews)

 

Next Post
FOTOT/ Gati për luftë? Përfundon bunkeri luksoz anti-bërthamor në SHBA

FOTOT/ Gati për luftë? Përfundon bunkeri luksoz anti-bërthamor në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In