Pas akteve të dhunës te sheshi ‘Skënderbej’, një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te bulevardi Zogu I.
Për shpërndarjen e tyre te sheshi, blutë përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Teksa marshimi vijon, një grup protestuesish është nisur në drejtim të Kuvendit, duke lëvizur përgjatë rrugëve të Tiranës.










