Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me iniciale D.L., i cili shtiu dje me armë për të mbrojtur të birin nga sulmi i një qeni pitbull.
Sipas policisë, 30-vjeçari ka shtirë me pushkë model 56 në drejtim të qenit të shtetasit R. Ç., duke plagosur pa dashje shtetasin V. R., 19 vjeç, banues në Shkodër, si dhe shtetasin F. K., 8 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e barkut. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.