• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia shoqëron disa persona për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Kavajë

by Java News
26/08/2019 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Policia sqaron se autorë të paidentifikuar kanë marrë një sasi lekësh nga bankomati i bankës.

Ndërkohë, deri më tani janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë automjetin me të cilin janë larguar autorët pas grabitjes.

Grabitësit kanë marrë rreth 1 milion lekë, ndërsa mësohet se kanë thyer bankomatin.

Kavajë/Informacion Paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

g.kosovari

Next Post
Greqia nën pushtetin e familjes Mitsotakis, xhaxhai kryeministër nipi kryetar i Bashkisë së Athinës

Greqia nën pushtetin e familjes Mitsotakis, xhaxhai kryeministër nipi kryetar i Bashkisë së Athinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com