Uniformat blu vijojnë me masat e rrepta ndaj drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë të dehur.
Policia ka arrestuar Fatmir Ramaj, 47 vjeç, banues në lagjen “Apollonia” Fier pasi ka drejtuar mjetin Volvo me targa MK 4439 A , në gjendje të dehur.
47 vjeçari është kapur në gjendje të dehur duke udhëtuar pranë një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës./a.m.









