• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia Rrugore në aksion me makinë “borxh”, i ndryshon bojën “Golfit” të lushnjarit

by A R
04/11/2021 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncim, ku thuhej se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet Golf 4 me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe vënë logo të policisë.

Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” ka udhëtuar nga Tirana drejt këtij aksi, për të verifikuar denoncimin.

Më në fund stafi e gjeti automjetin e shumëkërkuar duke patrulluar për shkelje të qytetarëve. Për këtë problem “Stop” pyeti dy policët që po bënin shërbimin me këtë makinë, por ata refuzuan të japin përgjigje, për pyetjen, se kujt i përket ky automjet.

“Nuk na lejohet që të japim informacion pa urdhrin e eprorit kështu që do të drejtoheni tek Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Nuk kemi dijeni për këtë pjesë”, tha një prej policëve.

Sipas të dhënave, automjeti Golf 4 ngjyrë gri me targa AA 127 KG është në pronësi të shtetasit Judmir Vogli nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.

“Pretendohet që ky automjet të jetë i bllokuar, por përdoret në mënyrë të paligjshme nga Policia Rrugore e Fierit”, raportoi gazetari i “Stop”.

Gazetari tentoi të kontaktojë me shefin e Policisë Rrugore Fier, Klodian Çaushi, për ta pyetur për këtë skandal, por ai nuk u përgjigj.

“Pas shumë tentativash për të biseduar me shefin e Policisë Rrugore të Fierit zotin Klodian Çaushit patëm një komunikim nëpërmjet mesazheve ku na tregoi që duhet t’i drejtohemi zyrtarisht Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit. Meqë ai nuk donte që të jepte një koment për makinën që nuk i përket policisë, ne i drejtohemi publikisht dhe zyrtarisht Klodian Çaushit për ta pyetur: Makina, a ka kontrollin teknik të kryer? A ka siguracionin? Dhe në qoftë se ndodh ndonjë aksident me këtë automjet, atëherë ky shef i Policisë Rrugore, çfarë procedure do të ndjekë”, tha gazetari.

/a.r

Next Post
Boksieri shqiptar nuk arrin dot të kalojë në finale, kthehet me medalje bronzi nga Beogradi

Boksieri shqiptar nuk arrin dot të kalojë në finale, kthehet me medalje bronzi nga Beogradi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

March 1, 2026
Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

March 1, 2026
Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

March 1, 2026
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

March 1, 2026
Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

March 1, 2026
Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

March 1, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In