• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia Rrugore me ‘dorë të hekurt’ ndaj drejtuesve të mjeteve që përdorin xhama të errësuar, celularin dhe ecin me shpejtësi

by
16/01/2022 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ka vënë në pranga 9 persona këtë fundjavë.

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të kryeqytetit, si dhe nisur nga parkimet e gabuara të drejtuesve të mjeteve, që bëhen pengesë për lëvizje të lirë të mjeteve dhe krijojnë pengesa e fluks në lëvizje, janë ushtruar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve që janë burim për aksidente.

Në pranga kanë rënë 9 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa patentë ndërsa procedimet penale janë bërë për xhamat e errët, për mosrregullimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara, drejtimin e mjeteve me shpejtësi mbi normat e lejuara apo nën efektin e alkoolit, parkime për dy në rrugë, mbi trotuar e në vija të bardha.

Në funksion të kontrolleve parandaluese gjatë 48 orëve të fundit  janë konstatuar dhe:

-Janë arrestuar 9 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

-Janë proceduar administrativisht 34 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

-Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 25 drejtues automjetesh sportive;

-Janë proceduar administrativisht 71 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

-Janë proceduar administrativisht 147 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

-Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 44 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 23 drejtues mjetesh;

-Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 78 drejtues mjetesh;

-Janë proceduar 456 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 15 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera.

/b.h
Next Post
OBSH

Rritja e infektimeve/ OBSH: Mbingarkohen repartet e terapive intensive në Europë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com