• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia rrugore me ‘dorë të hekurt’: Arrestohen 11 shoferë e vendosen mbi 8 mijë gjoba. E pësojnë dhe këmbësorët

by Java News
24/07/2023 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore po vujon me kontrollet intensive në rrugët e kryeytetit. Mësohet se gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 11 shoferë dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Sakaq, janë vendosur mbi 8 mijë gjoba dhe janë bllokuar 9 automjete.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 20 drejtues mjetesh, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

▫️5 shtetas janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur;

▫️2 shtetas janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike;

▫️ 4 shtetas janë arrestuar në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, janë vendosur 8102 masa administrative, kryesisht për shkelje që janë burim aksidenti.

▫️Janë vendosur 203 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

▫️Janë vendosur 469 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

▫️ 468 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha;

▫️ 1158 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

▫️Janë vendosur 80 masa administrative, për xhama të errësuar;

▫️Janë vendosur 446 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️ Janë bllokuar 9 automjete./m.j

Next Post
“Do të të vras”/ Arrestohet Cllevio Serbiano në Rinas, e kallëzoi Noizy: Më dha ankth me…

Dokumenti/ Konflikti me Cllevion, Prokuroria kërkon që Noizy të kryejë test psikologjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com