Policia rrugore me dorë të hekurt: 14 drejtues mjetesh kapen me shpejtësi mbi normat e lejuara

Policia Rrugore e kryeqytetit prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme dhe deri në 23:30 ka evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri në 175 km/h, tejet të rrezikshme , burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.
Sipas policisë, njëri prej drejtuesve të automjeteve i konstatuar nga radari me shpejtësi 136 km/orë, shtetasi G.D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pas kryerjes së provës së alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, mos të qarkullojnë me shpejtësi apo më keq akoma, edhe nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje në të dehur, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë të pranishme në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane në çdo orë të ditës dhe të natës, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollin me aparatin e matjes se shpejtësisë, në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Gjithashtu policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimet, gjatë drejtimit të mjeteve, për një mjedis social dhe publik më të sigurt për veten dhe të tjerët.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com