• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Policia Rrugore gjobit VIP-at e “paprekshëm”

by
24/07/2015 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri dje ata cilësoheshin si të paprekshmit e rrugëve. Njerëz të veshur me imunitet, pa asnjë respekt për Kodin Rrugor, shoferë ministrash, të cilët shkelnin çdo sinjalistikë, por edhe të ashtuquajturit VIP-a, të cilët etiketimi si të tille i kishte veshur me arrogancën e mosrespektimit të ligjit.

Aq sa shpesh një pjesë e tyre ishin kthyer edhe në problem për efektivët rrugorë, të cilët duhet të bënin sikur nuk shikonin, pasi në të kundërt me një telefonatë te shefi i tyre, mund ta pësonin keq.

Tashmë duket se kemi një ndryshim për mirë në këtë aspekt. Shkelësit janë po ata, por ligji duket se ka nisur të godasë njësoj për të gjithë.

Djali i Tom Doshit, deputetit të fortë të Veriut, u ndalua për ngarje të makinës pa patentë.

Djali i Nar Kokës, njeriut të fuqishëm të Durrësit, po kështu.  Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi, është gjobitur se ka kaluar me semafor të kuq.

Shoferit të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i është pezulluar patenta pasi nuk respektoi semaforin duke kaluar me të kuqe.

As VIP-at nuk i shpëtojnë gjobave të Policisë Rrugore, dikush me shpejtësi, dikush tjetër nuk i bindet urdhrit të efektivit të Policisë Rrugore për të ndaluar.

Por penalitetet kane qenë të ndryshme, nga gjobëvënie deri në pezullim të lejes së qarkullimit.

Edhe vetë gazetarët duket se nuk janë shumë të rregullt në zbatimin e ligjit dhe pse atë e njohin shumë mirë atë.

Por as këta nuk kanë mundur t’i shpëtojnë gjobave të policisë rrugore, deri edhe në shoqërime në komisariate./ABC

Next Post

Godet Maradona: Më kanë vjedhur 8 milionë euro, ja kush i ka marrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com