• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia reagon ndaj deklaratave të Llallës: Prokurorët nuk vijnë në zonat e thella ku kapet kanabis…

by A R
22/04/2017 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të prokurorit të përgjithshëm mbi përjashtimin e organit të akuzës në procesin e asgjësimit të kanabisit të sekuestruar, Top-Channel u interesua pranë uniformave blu për të marrë një reagim mbi deklaratat e Adriatik Llallës.

Sipas drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, në shumicën e rasteve kur sekuestrohet kanabis në zona të thella malore janë vetë prokurorët që nuk vijnë.

“Ata, për shkak të largësisë urdhërojnë me telefon që të vijojnë procedurat pa praninë e tyre. Policia për çdo rast të asgjësimit me anë të djegjes në vend mban procesverbal në prani të ekspertëve dhe oficerit të policisë gjyqësore, si dhe çdo sasi e djegur fotografohet dhe i bashkangjitet dosjes përkatëse”, kanë deklaruar burimet.

Po sipas uniformave blu, asgjësimi me anë të djegies në vend aplikohet vetëm në rastet e kapjes së bimëve në proces tharjeje ose të rasteve të mbetjeve të kanabisit dhe nga këto merren disa mostra për analizat që zhvillohen në laboratorin e policisë shkencore.

Në rastet e tjera, kur sekuestrohet kanabis i paketuar dhe gati për trafikim, thonë burimet, asnjëherë nuk është proceduar më anë të asgjësimit në vend.

Në bazë të statistikave, nga janari i këtij viti deri më tani janë sekustruar rreth 28 tonë kanabis, nga të cilat vetëm 3 tonë mund të jenë asgjësuar me anë të djegies në vend.

Pjesa tjetër është dërguar në mjesidet e laboratorit shkencor, ose në mjediset e drejtorive të policive përkatëse dhe vetëm pas procedurave të përcaktuara në ligj mund të asgjësohen me urdhër të prokurorit./a.m.

Next Post
FOTO/ Plas në BB, Xheni puthet me tjetrin, Benardi: Ku shkoi burrëria ime kur puthesh me 10 të tjerë…

FOTO/ Plas në BB, Xheni puthet me tjetrin, Benardi: Ku shkoi burrëria ime kur puthesh me 10 të tjerë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In