• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Policia, Rama e Tahiri prezantojnë kartën elektronike për karburantin: Kursehen miliona euro

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar për prezantimin e projektit të kartave elektronike të karburantit për makinat e policisë, kryeministri Edi Rama theksoi se përmes këtij projekti do t’i jepet fund praktikës 25-vjeçare të vjedhjes. Sipas shefit të qeverisë, ky projekt do të bëjë të mundur kursimin e  8 milionë litrave karburant, që siç tha ai, do të thotë kursim i rreth 9 milionë dollarëve vjedhje e përvitshme.

“Projekti tekst me 150 automjete dhe më pas do të shtrihet në të gjithë logjistikën. Do të thotë kursim i rreth 9 milionë dollarëve vjedhje e përvitshme epidemike në të gjithë territorin nga ana e njerëzve që marrin tollona, japin tollona, nxjerrin tollona fusin tollona dhe grabisin shtetin. Vetëm në prill-qershor policia ka kursyer 150 mijë dollarë nga zëri i shpenzimeve për karburant. Në vit parashikimi është për gjysmë milionë dollarë kursime vetëm nga karburanti. Eshtë i njëjti sistem që përdoret për furnizimin me karburant në policinë amerikane dhe në disa vende evropiane. Të bësh historinë e policisë së shtetit deri vetëm më pak se tre vjet më parë, është e kotë,  sepse mjafton të kujtojmë automjetet e mbetura rrugëve me policë që i shtynin. Por është gjithmonë me rëndësi të nënvizohet se përkundër gjithë baltës dhe akuzave më monstruoze, për të kriminalizuar policinë e shtetit, policia sot përbën një histori të sigurtë suksesi. E kemi shumë të qartë se çfarë mbetet për tu bërë.”- deklaroi kryeministri Rama.

Nga ana tjetër Rama shtoi se uniforma e policisë duhet të ruhet nga vulgariteti i atyre që e përbaltin.

“Mos të tremben burrat se do e mbushim policinë me vajza, edhe pse mendoj se do e bënin mirë punën. Por raporti 30 për qind duhet. Kemi ende shumë për të bërë për të ulur moshën, pasi gjetëm polici më të paedukuar të Rajonit. Lufta kundër korrupsionit, për qëndrueshmëri morale, të padiskutueshme në çdo qelizë të saj brenda Policisë së Shtetit duhet të vazhdojë. Vetëm duke pastruar në çdo qelizë të korrupsionit, brenda Policisë së Shtetit, mund të ndryshojmë raportin. Forca e shembullit të vajzave të veshura me forcën e policisë, as nuk shajnë e as nuk fërshëllejnë e as nuk tundin duart e këmbët, e ta ndalojnë qytetarin që ta marr gjobën thuajse i lumtur. Uniforma e ka vet fuqinë, dhe atë fuqi ja pakëson vulgariteti i atyre që nuk respektojnë uniformën. Mos harroni Faik Konicës; i cili në katër përrallat, përshkruan se si i një i mençur përqeshet nga disa të pa skalitur në tru, në një shtet imagjinar. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe ne. Çdo shembull i keq duhet të bëhet shembull që mos të përsëritet nga të tjerët”, përfundoi Rama.

Tahiri: Dikur makina e policisë ngelte rrugës pa karburant, sot inventar elektronik

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklaroi sot se institucioni më i besueshëm në Republikën e Shqipërisë është Policia e Shtetit. Teksa përmendi disa nga reformat e ndërmarra në këto vite, Tahiri bëri një retrospektivë pas, duke kujtuar se makinat e policisë dikur nuk kishin karburant, pasi abuzohej.

Nga ana tjetër ai prezantoi edhe projektin më të fundit të ndërmarrë, siç është dhe pajisja me karta elektronike për mjetet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe ministrisë.

“Sot policia e Shtetit është në shërbim 24 në 24 orë. Sot policia e Shteti është institucioni më i besuar në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi filluar një tjetër projekt pilot që kam besim se do jetë një tjetër histori suksesi. Ka të bëjë me matjen dixhitale të karburantit të makinave të policisë, pasi nuk janë të largëta kohët kur policët shtynin makinat me dorë, pasi nuk kishte karburant. E kishin kthyer në një rrogë të dytë për ata që kishin një makinë policie. Zgjidhja që gjetëm ishte falë dixhitalizimit, sot nuk ka më tollona, por gjithçka është e inventarizuar. Në këto 3 muaj nuk ka më punonjës të Policisë së Shtetit që të ankohet se makina nuk ka më karburant”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi ndër të tjera se tashmë Policia e Shtetit ka hyrë në një rrugë transformimi.

“Nëse ka një trajtë dalluese të gjithë reformave që kemi bërë, ka qenë për të bërë ndryshime në polici. Ne dixhitalizuam komisariatin dixhital të policisë, që e kanë të gjithë qytetarët në telefonin e tyre. Të gjithë i kujtojmë kohën kur punonjësi i policisë dhe policia e tërë vërsulej si karkalec rrugëve për të vendosur gjobën jo shtetërore por abuzive. Sot policët kanë kamera në trup dhe jep mundësi që ai mos të korruptojë dhe as qytetari që ishte i paprekshëm që mos korruptoj. Të gjithë e mbajnë mend, dhe është një gjendje që se kemi plotësuar as ne, infrastrukturës, mbi 100 modele makinash që janë të vjetra dhe vëmendja ishte zero. Ne sot i kemi hyrë një rruge modernizimi, me makina të reja, motorë të rinj, pasi besojmë ë se një polic i paguar me mirë dhe me pajisje më të mira, e bën punën më mirë. Të gjithë e mbajnë mend pamundësinë e qytetarëve për t’ju shërbyer në disa dyer, pasi duhet të paguante dhe sekserin. Në çdo qark thuajse kemi shtrirë rrjetin e Zyrave të Shërbimit Unik. Kem i ndërtuar një mekanizëm që është avokati i qytetarit. Ne sapo kemi filluar me aplikimin e nr. 112 dhe ka shumë telefonata emergjence nga qytetarët. Kjo tregon se policia është më e gatshme ndaj qytetarëve, pasi besojmë se çelësi kyç për të luftuar kriminalitetin është bashkëpunimi.”, pohoi Tahiri.

 

Next Post

Sërish foto duke bërë seks, Xhesika i lutet të dashurit (Foto +16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

December 18, 2025
“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

December 18, 2025
“Kam dëshmi të vlefshme për ngjarjen”, SPAK përfundon pas 2 orë e gjysmë marrjen në pyetje të Metës për ’21 Janarin’

“Kam dëshmi të vlefshme për ngjarjen”, SPAK përfundon pas 2 orë e gjysmë marrjen në pyetje të Metës për ’21 Janarin’

December 18, 2025
Publikohen maskotët e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së për Vitin e Kalit 2026

Publikohen maskotët e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së për Vitin e Kalit 2026

December 18, 2025
“Suel Çela punon për Berishën dhe Nokën”/ Sot akuzojnë Salianjin, por çfarë thoshte Bardhi katër vite më parë

“Suel Çela punon për Berishën dhe Nokën”/ Sot akuzojnë Salianjin, por çfarë thoshte Bardhi katër vite më parë

December 18, 2025
Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas turq

Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas turq

December 18, 2025
Vrau Pjerin Xhuvanin për votat, lirohet nga burgu ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj

Vrau Pjerin Xhuvanin për votat, lirohet nga burgu ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj

December 18, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

December 18, 2025
“Komandanti ishte në formë…”, Rama pas takimit me Thaçin: U rrëmbye pa gjyq e pa akuzë!

“Komandanti ishte në formë…”, Rama pas takimit me Thaçin: U rrëmbye pa gjyq e pa akuzë!

December 18, 2025
Konsumoi medikamente bujqësore, ndërron jetë 65-vjeçarja në Vlorë

Konsumoi medikamente bujqësore, ndërron jetë 65-vjeçarja në Vlorë

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In