Është publikuar sot lista me emrat e personave më të rrezikshëm në Kukës, që rezultojnë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Policia i bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të dhënë informacion, ndërsa garantojnë ruajtjen e anonimatit.
“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Kukësit.
Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.
Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
15 të kërkuarit e Qarkut Kukës i bashkohen listës së gjatë të qarqeve të tjera. Më herët, JavaNews ka raportuar se në 6 qarqe, policia ka shpallur në kërkim plot 99 persona.
/A.Rada