Ajo ka thënë se arrestimi i dy deputetëve të Kuvendit ka ardhur pas urdhrit të Gjykatës.
“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Për këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarrë veprimet ligjore”, tha Ahmeti.
Dy deputetët e VV’së dje kishin shkelur arrestin shtëpiak, duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit. /ma.me