• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia përplaset me mjekët ligjorë, dyshimet për vrasje apo vetëvrasje në Shëngjergj

by Java News
09/12/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autopsia e mjekësisë ligjore “përplaset” me versionin e Policisë Shkencore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me shtetasin Besnik Pudja, i cili u gjet me një plumb në kokë në Shëngjergj të Tiranës. I riu, i cili humbi jetën nga goditja me armë në një kapanon të përshtatur për tharjen e kanabisit në fshatin Kollagjesh të Shëngjergjit, ende nuk dihet nëse ka vrarë veten apo e kanë vrarë.

Kjo për arsye të dyshimeve paraprake të bazuara në këqyrjen e trupit, se hyrja e plumbit ka qenë pas veshit të majtë dhe dalja ka qenë në pjesën e përparme të kokës. Një pozicion plage ky, sipas ekspertëve, jo fort i zakontë për rastet e vetëvrasjeve. Bazuar në kontradiktat e para të ngjarjes, Prokuroria e Tiranës e regjistroi dosjen në hetim për akuzën e “vrasjes” dhe kërkoi një ekzaminim të hollësishëm mjekoligjor në lidhje me viktimën.

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), i cili ka përfunduar dhe është administruar në dosjen e Prokurorisë, sipas hetuesve, lë në fuqi dyshimet për një vrasje, por pa përjashtuar as vetëvrasjen. Duke qenë se raporti i Mjekësisë Ligjore nuk ka “vulosur” një version për ngjarjen, Prokuroria pati dërguar për ekzaminime kriminale në Policinë Shkencore edhe rrobat e viktimës, pistoletën e gjetur pranë kufomës dhe mostrat e faktorëve plotësues të gjetur në duart e të riut, shkruan ‘Panorama’.

Policia Shkencore mësohet se ka përfunduar ekzaminimin e këtyre materialeve e provave, duke i dhënë prioritet versionit të vetëvrasjes, për faktin se viktima ka pasur faktorë plotësues të barutit në duar, çka do të thotë se ka kryer qitje me armë.

Hetimet shtesë/ Duke qenë se provat e administruara deri tani në dosje kanë kundërthënie, Prokuroria ka vendosur të kryejë hetime shtesë. Për këtë arsye, mësohet se janë kërkuar analiza biologjike të gjakut dhe urinës së viktimës, shtetasit Besnik Pudja.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, persona të dyshuar për kultivim e përpunim kanabisi, kanë pretenduar se ai kishte pirë para ngjarjes dhe më pas kishte kryer vetëvrasje. Mirëpo në hetim është edhe vrasja për konflikte në lidhje me aktivitetin e kultivimit të kanabisit.

Ngjarja në Shëngjergj/ Policia e Shtetit ka informuar me komunikatën zyrtare se më datë 7 tetor 2016, rreth orës 15:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Kollagjesh, shtetasi Besnik Petrit Pudja, banorë Shkozë-Tiranë, ishte gjetur i vrarë, brenda një kasolle të improvizuar.

Policia ka thënë se ka shkuar në vendin ku bëhej fjalë dhe është konstatuar se në një kasolle me përmasa 40 x 18 metra, të rrethuar me llamarina, me derë, e pikërisht në ambientin e brendshëm të kësaj kasolleje, në mesin e saj, gjendej i shtrirë trupi i shtetasit Besnik Pudja (njohur nga familjarët).

Nga ana tjetër, Prokuroria ka thënë se trupi ishte i shtrirë me kurriz, me fytyrë lart, i gjakosur në pjesën e syrit të anës së majtë dhe në pjesën e kokës të anës së djathtë.

“Në pjesën e brendshme të këmbës së anës të majtë, në afërsi të gjurit, gjendej një armë zjarri, model 56, kalibri 7.62 mm, me goditës të ngrehur, me krehër brenda saj e brenda krehrit kishte një fishek me kapsollë të goditur. Në këtë kasolle ndihej aroma e bimës narkotike si ajo e kanabis sativa dhe ambienti ishte i përshtatur për tharje të kësaj bime”, ka thënë Policia.

ma.me

 

Next Post
Bankat zvicerane të shqetësuara: Miliarda dollarë të harruara prej 50 vitesh

Bankat zvicerane të shqetësuara: Miliarda dollarë të harruara prej 50 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

February 28, 2026
Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In