• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Policia përleshet me protestuesit pranë Ambasadës amerikane në Liban: Protesta kundër bombardimeve në Gaza

by Java News
18/10/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë demonstratave në Liban kundër sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës dhe kundër një shpërthimi vdekjeprurës në një spital atje, ku besohet se u vranë qindra njerëz.

Policia libaneze përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në periferi të kryeqytetit Bejrut.

Qindra njerëz protestuan nëpër një rrugë që çon drejt Ambasadës amerikane.

Protestuesit e zemëruar tentuan ta kalonin pengesën e telave me gjemba e cila e bllokonte rrugën drejt Ambasadës amerikane, sipas agjencisë së lajmeve DPA.

“Ne jemi të vetëdijshëm për protestat në Awkar në afërsi të Ambasadës. Fatkeqësisht, protestuesit e dhunshëm i dëmtuan pronat private në lagjen përreth Ambasadës, por stafi dhe personeli i Ambasadës është i sigurt dhe i padëmtuar”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane Jake Nelson.

Ai i falënderoi forcat e sigurisë së Libanit për reagimin e shpejtë për ta siguruar zonën.

Protestat në Liban dhe botën myslimane nisën të mërkurën pas një shpërthimi në një spital të Rripit të Gazës, si pasojë e të cilit u vranë qindra njerëz të martën mbrëma.

Grupi militant palestinez, Hamas, e ka fajësuar Izraelin për shpërthimin, në të cilin, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës u vranë rreth 500 njerëz.

Izraeli tha se nuk është përgjegjës dhe se fajin për këtë shpërthim e ka Xhihadi Islamik, një grup tjetër palestinez në Gaza.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara thanë se të dhënat dëshmojnë se Izraeli nuk është fajtor për shpërthimin.

“Derisa ne vazhdojmë të mbledhim të dhëna, vlerësimi ynë i tanishëm, bazuar në analizat pamjeve nga lart, përgjimet dhe informacionet nga burimet e hapura, është se Izraeli nuk është përgjegjës për shpërthimin në spitalin e Gazës dje”, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën./m.j

Next Post
“Jam e lumtur”/ Zhaklina flet për herë të parë për romancën me djalin misterioz

"Jam e lumtur"/ Zhaklina flet për herë të parë për romancën me djalin misterioz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In