• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia bën bilancin për marsin: 89 operacione policore të finalizuara, 675 të prangosur

by A R
02/04/2023 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjatë muajit Mars janë finalizuar 89 operacione policore, ndërsa janë vënë në pranga 675 shtetas, 97 prej tyre të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht.

Janë parandaluar 12 ngjarje kriminale që përfshijnë tentativa për vrasje me eksploziv dhe mbajtje arme për qëllime kriminale, si dhe raste të tjera që mund të kryheshin me përdorimin e armëve të zjarrit apo armëve të gjahut, si konflikte, konflikte në familje, vjedhje dhe kanosje, për motive të ndryshme

Po në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale, janë goditur 79 raste në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilave janë sekuestruar 38 armë zjarri, 10 armë gjahu, 500 g eksploziv, 9 granata dhe mijëra fishekë.

Parandalimi dhe goditja e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe goditja e tentativave për kultivim të bimëve narkotike në sera dhe në terren të hapur ka qenë një tjetër fokus i punës policore në terren. Kundër këtij fenomeni, Policia ka kryer punë të mirëfilltë hetimore dhe operacionale, si dhe ka realizuar një fushatë sensibilizuese mbarëkombëtare, për të rritur vigjilencën e aktorëve në terren dhe për të informuar qytetarët për pasojat penale dhe sociale të këtij fenomeni.

Si rezultat, janë finalizuar 5 megaoperacione, në Shkodër, Tiranë dhe Krujë, të koduara “Krateri”, “Njësia”, “Shtëpia jeshile”, “Tuneli” dhe “Pëllumbi”;

31 sera në Shkodër, 1 vilë në Tiranë, 2 ambiente dhe tunele në Krujë, janë zbuluar dhe janë shkatërruar;

Janë sekuestruar 10 150 fidanë narkotikë (gati për t’u mbjellë në tokë), 658 bimë kanabisi, 1153 fara kanabisi, si dhe qindra pajisje elektrike që mundësonin kultivimin në ambiente të mbyllura;

13 shtetas janë vënë në pranga për këto raste, si dhe punonjës të OSHEE-së dhe ujësjellësve, janë proceduar penalisht, për dyshime për lejimin e zhvillimit të kësaj veprimtarie.

Në drejtim të goditjes së veprimtarive kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike:

Janë finalizuar 2 megaoperacione, në Vlorë dhe në Tiranë, të koduara “Camper” dhe “Harta”, te cilat goditën 3 grupe kriminale që shitnin droga të forta dhe kanabis. 4 romunë në Vlorë dhe 20 shtetas në kryeqytet, u prangosën për këto megaoperacione;

19 operacione të tjera, u finalizuan në qarqe të ndryshme, për goditjen e shitjes në doza dhe trafikimit të lëndëve narkotike;

375 kg kanabis, 3 kg kokainë, 155 doza heroine, metadon i lëngshëm dhe rreth 400 000 lekë, janë sekuestruar gjatë të gjitha rasteve të goditura në këto fusha.

Mbështetur nga inteligjenca informative, gjatë muajit mars, në kuadër të operacioneve “Member”, “Liqeni”, “Pjesëtar”, “Catch”, “Lokalizimi” dhe “Altamura”, u kapën 6 anëtarë të organizatave dhe grupeve të ndryshme kriminale, brenda dhe jashtë vendit, për drogë, krime kundër personit dhe ndihmë emigrantëve;

Rreth 700 000 euro me burime të dyshimta, janë sekuestruar gjatë kontrolleve në pikat e kalimit kufitar, si dhe gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në portin e Durrësit dhe në Tiranë.

Nga strukturat hetimore të Policisë në qarqe, janë finalizuar 18 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike dhe kontrabandës. Si rezultat, janë sekuestruar 353 pako me produkte të kontrabanduara, 6 automjete luksoze, 800 monedha dhe kartëmonedha koleksioni, 700 kg duhan dhe 60 steka me cigare.

Në bashkëpunim me prokuroritë respektive, si rezultat i punës gjurmuese për identifikimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, janë sekuestruar 25 pasuri në pronësi të shtetasve me precedentë kriminal.

Gjatë muajit mars 2023, fokus i punës policore ka qenë edhe goditja e rasteve të vjedhjeve. Për këtë veprimtari që cenon pronën dhe pasurinë e qytetarëve, janë goditur 99 raste, 44 prej tyre në kryeqytet.

Në Korçë, Vlorë, Kukës dhe Gjirokastër, u goditën 9 raste të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve. Gjithashtu, u sekuestruan automjetet me të cilat transportoheshin shtetasit e huaj, si dhe para të përfituara nga transportimi.

Në fushën e krimeve mjedisore u goditën 53 raste, ndërsa në fushën e lojërave të fatit u goditën 15 raste. Në kuadër të kontrolleve në ambiente të përshtatura për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, u sekuestruan 3 tavolina pokeri, 11 kompjutera, dhjetëra celularë dhe rreth 400 000 lekë.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe flota e tyre logjistike kanë shtuar prezencën në çdo aks të vendit, për të parandaluar aksidentet rrugore, si dhe për të sensibilizuar për kontributin e gjithsecilit për sigurinë në rrugë. Gjatë këtij muaji, janë vënë në pranga 160 drejtues mjetesh, prej tyre 107 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 53 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë pezulluar 1572 leje drejtimi, prej tyre 1109 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 209 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 254 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Intensifikimi i kontrolleve në të gjitha pkk-të e vendit, të bazuara në analizat e riskut, ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie kokaine që tentohej të trafikohej drejt Greqisë, shumave të parave të padeklaruara, procedimin penal të dhjetëra shtetasve për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe me goditjen e një sërë rastesh të falsifikimit të dokumenteve.

Dhjetëra efektivë të Policisë në Tropojë, Durrës dhe Vlorë, të Njësisë së Policisë Alpine dhe të RENEA-s, janë angazhuar për shpëtimin e 8 shtetasve të huaj dhe shqiptarë, që u rrezikohej jeta në det apo në pika turistike, nga kushtet e motit apo terreni i vështirë.

/a.r

Next Post
Lajme të mira për Sylvinho-n: Pas 3 muajsh, Bare lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë

Lajme të mira për Sylvinho-n: Pas 3 muajsh, Bare lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuari në burgun e Fushë-Krujës kërcënon drejtorin dhe sekretaren: Do iu vë bombën

Dy plagosje me thikë brenda pak orësh në Fushë-Krujë, një i arrestuar dhe 2 vëllezër të shpallur në kërkim!

November 12, 2026
“Shtyrja e Samitit është çështje e NATO-s”- Çupi: Rama i dëshmoi Europës se Shqipëria është në boshtin e saj europian! Raportet BE-SHBA…

“Shtyrja e Samitit është çështje e NATO-s”- Çupi: Rama i dëshmoi Europës se Shqipëria është në boshtin e saj europian! Raportet BE-SHBA…

November 12, 2026
VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

November 12, 2026
Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

November 12, 2026
Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

November 12, 2026
“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

November 12, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In