Policia e Qarkut Tiranë ka reaguar pasditen e sotme sa i përket shoqërimit të 8 studentëve që qëlluan me vezë kryeministrin Rama.
Duke hedhur poshtë zërat e opozitës, blutë e Tiranës theksojnë se kundrejt të shoqëruarve është zbatuar procedura e plotë në përputhje me ligjet dhe se askush nuk është dhunuar.
“8 të shoqëruarit, janë dërguar në ambjentet e Drejtorisë Vendore ku po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve” – thuhet në deklaratën e Policisë të shpërndarë me e-mail.